Lifestyle

December 15, 2015 | 14:10

Konkluzionet e neurologëve për lëvizjet e Presidentit Putin

Një ekip i neurologëve nga Portugalia, Italia dhe Holanda ka marrë në analizë mënyrën e ecjes së zyrtarëve të lartë rusë. Ekspertët zbuluan se Presidenti rus Vladimir Putin, Kryeministri Dmitry Medvedev dhe dy ish ministrat e Mbrojtjes, Anatoli Serdjukov dhe Sergei Ivanov, si dhe Anatoli Sidorov, një komandant ushtarak, të gjithë ecin në të njëjtën mënyrë.

“Gjëja e parë që u shkon ndërmend është sëmundja e Parkinsonit”,  për shkak të lëvizjeve asimetrike të duarve kanë thënë ekspertët për Putin në studimin që e ka publikuar “British Medical Study”.

Megjithatë, ata kanë një supozim krejtësisht tjetër. Sipas tyre qëndrimi dhe lëvizjet e zyrtarëve rus janë mësuar në KGB gjatë stërvitjeve intensive ushtarake, ose forma të tjera të trajnimeve.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin lëviz në atë mënyrë që në çdo moment të mundet të nxjerrë revolen nga brezi. Kjo është edhe arsyeja që ai e ka më të qetë dorën e djathtë se të majtën.

Ekspertët zbuluan një manual trajnimi të ish-KGB-së, i cili jepte udhëzime specifike se si operativët duhet të lëviznin në terren, në mënyrë që të kenë qasje të shpejtë në armë tyre.

“Kur lëviz është absolutisht e nevojshme të mbani armën tuaj kundër gjoks apo në të djathtë, Ecja duhet të bëhet në një anë, zakonisht nga e majta, duke u  kthyer disi në drejtim të lëvizjes “, thonë ata.

Ekspertët thonë se zyrtarë të tjerë rusë dhe shumë burokratë etënivelit të lartë kanë kopjuar/imituar  eprorët, madje edhe zakonin e vendosjes së orës në anën e djathtë, si Putin bën, për të treguar besnikërinë e tyre.

Po ashtu, ecja e Putin është komentuar edhe si pasojë e sulmit në tru ose edhe si një tregues i mprehtësisë së Putin, i cili mban shirit të zi në xhudo.

2

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top