FB

September 7, 2022 | 8:00

Konsideratat e disa personaliteteve të huaja për Shqipërinë dhe shqiptarët

 

(Trajtuar në Universitetin Publik të Tetovës, Maqedoni (Konferencë Ndërkombëtare)

 

 

Historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm kur shqiptarët të marrin pjesë në përpilimin e saj. (Maximilian Lambertz)

 

Për Shqipërinë dhe shqiptarët është shkruar edhe atëherë kur vendi dhe kombi ynë ende nuk njihej me këtë emër. Këta kanë qenë misionarë, diplomatë, historianë, udhëtarë etj, nga rajone të ndryshme të botës. Kanë mbajtur shënime ndërsa kanë kaluar në trojet tona. Të tjerë na kanë njohur nëpërmjet letërkëmbimeve apo dorëshkrimeve. Por, të gjitha këto, të shkruara në gjuhë të ndryshme të botës, në kohë dhe persona po të ndryshëm, për herë të parë na vijnë në gjuhën shqipe.

000

Nga Profesor i Assoc.proc.Doc.Dr.Ilia S. LARTI

 

Mendime kanë përcjellë shumë udhëtarë të huaj si: anglezë, irlandezë, gjermanë, austriakë, italianë, francezë, rumunë tej. Kronistë turq dhe turistë amerikanë, përshkruajnë me emocione bukurinë e veçantë të natyrës, dhe pasurinë shpirtërore të kombit tonë. Midis tyre gjen: personalitete të shquar si: Koloneli Lik, Pokevili i famshëm, Aubrey Herbert, Lorenzoni e deri tek Perez De Kuelar. Poetë dhe artistë të mëdhenj si: Bajroni, Eduard Liri, Edit Durhami etj.

Vizitorë të shumtë, të cilët kanë vizituar trojet tona si: studiues, arkitektë, arkeologë, shkencëtarë, biologë, e deri dhe turistë …, si: Evlia Çelebi, Kurzoni, Patsch, Burileanu, Rikakes, Popp, Baldaçi, e deri studiuesi Milan Shuflaj e mjaft të tjerë.

0

Në fillimet e kohëve moderne, shqiptarët dhe historia e tyre “u zbuluan”, si rastësisht nga udhëtarë e studiues të huaj, të cilët gjatë kërkimeve të tyre për popuj grekë e sllave iu desh të përballeshin dhe me popullin tonë si fqinjë të tyre. Kontakti nga udhëtarët dhe studiuesit e huaj me shqiptarët ndodhi fillimisht jashtë territoreve të banuara nga shqiptarët si në Dalmaci apo në Greqi, ku gjatë mesjetës ndodhën shpërngulje masive të popullatës shqiptar si rezultat i përndjekjeve osmane. Nga këta shqiptarë të diasporës morën shkas sprovat e para albanologjike të studiuesve si Pouqueville, Fallmerayer, Hahn, Sathas, Hopf, Miller, Reinhold, Evans etj.

1. George Gordon Byron (Xhorxh Gordon Bajron) shkrimtar anglez i romantizmit dhe dashamirës i shqiptarëve. (1788 -1824)

byroniShqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre… Bajroni

Vizita në Shqipëri i la mbresa të thella Bajronit. Te shqiptarët ai pa një shpirt të veçantë, i cili ndezi imagjinatën e tij poetike për tema ekzotike. Në shënimet e mbajtura, kur ishte në Shqipëri, për poemën Shtegtimi i Çajld Haroldit, ai shkruante për shqiptarët: Më tërheqin shumë me atë ngjashmërinë e tyre me Hajlanderët e Skocisë, në veshje, në pamje dhe në mënyrën e jetesës. Si kujtim ai mori një kostum tradicional shqiptar, me të cilin piktori Tomas Filips i ka bërë një portret. Ky kostum ka një histori më të gjatë. Ai aktualisht është i ekspozuar në Bowood Estates, Angli. Në përshkrimin e udhëtimeve të tij Bajroni thotë: Në udhëtimet e mia kam mësuar të mendoj si filozof, dhe po të mos bëja ashtu, udhëtimi s’do të kish dobi.

Poema romantike “Shtegtimet e Çajlld Haroldit” së bashku me njoftimet që përmbajnë letrat e Lordit drejtuar nënës së vet dhe shënimet në formë ditari që ka mbajtur bashkudhëtari i tij Xhon Kem Hobhauz, përbëjnë lëndën e kësaj trajtese. Ato dëshmojnë sesi një poet romantik i pararojës letrare evropiane dhe shoku i tij, një i ri i kulturuar anglez, e shihnin Shqipërinë në fillim të shekullit XIX dhe sesi e gjykonin në atë kohë “Asllanin” e Shqipërisë – Ali Pashë Tepelenën. Për Bajronin, Shqipëria ishte një vend me bukuri natyrore të rralla; shqiptarët njerëz të pashëm, trima, krenarë, me fustanella të bardha; kurse Ali Pashë Tepelena një kapedan i egër por jo mizor, vezir por i pavarur, figura e tretë historike pas Aleksandërit të Madh dhe pas Skënderbeut. Nuk ka dyshim se në vizionin e Bajronit në “Çajlld Harold” mbi Shqipërinë, mbi shqiptarët dhe mbi Ali Pashë Tepelenën ka ndikuar kryesisht formimi romantik i tij. Si rrjedhim, ai e pikturoi botën e panjohur shqiptare si poet dhe si kureshtar, jo si vëzhgues kritik.

ali-pashe

Vetëkuptohet se as bota e panjohur shqiptare, as veziri pak i njohur i Janinës nuk mund të zbardheshin vetëm gjatë një udhëtimi tre javor. Si rrjedhim, portreti historik i Ali Pashë Tepelenës mund të jetë i saktë vetëm nëse shqyrtohet dhe gjykohet veprimtaria politike, shoqërore, ekonomike, diplomatike, kulturore dhe administrative, e parë për tërë harkun kohor të jetës së tij derisa përfundoi me prerjen e kokës së tij dhe me asgjësimin e përpjekjeve të tij 30 e ca vjeçare. Për të plotësuar këtë zbrazëti, autori e mbyll trajtesën e vet me një vlerësim si historian mbi “Portretin historik të Ali Pashë Tepelenës”. Të ashpër bijtë e shqipes, por fisnikë.!

Tokë e Shqipërisë! Me lër të ul sytë mbi ty, o nënë e rreptë burrash të ashpër” (Bajron).

Duke njohur nga afër popullin shqiptar, ai sa të befason me të qenit i sertë, po aq, të bën dhe për vete, duke të mahnitur me trimërinë, burrërinë, krenarinë, besnikërinë, fisnikërinë e tij, fisnikëri kjo që është trashëguar brez pas brezi si një nga virtytet më të larta e më me vlerë për shqiptarët.

Mizori të pashembullta janë bërë në kurriz të shqiptarëve pa dallim moshe, gjinie. Por shqiptarët edhe pse luftëtarë të ashpër, në betejat më të përgjakshme të tyre kurrë nuk kanë vënë dorë mbi femrat dhe keqtrajtimin e robërve, siç kanë bërë disa pushtues në territoret e tyre. Disa norma i kanë respektuar dhe mbrojtur me forcë që nga koha e Skënderbeut, norma të cilat nuk i theu dot as Kanuni i ashpër i Lek Dukagjinit, përkundrazi i përforcoi edhe me vargje.

Bajroni, i ka kushtuar 360 vargje Shqipërisë. Nëpërmjet këtyre vargjeve del në pah njohja e Bajronit me historinë e Shqipërisë. Bajroni ky Hero romantik viziton Shqipërinë e Jugut i cili qëndroi si mik në sarajet e Ali Pashës duke ju rezervuar një pritje me ndere të mëdha. Nëpërmjet vargjeve ai përcjell:

a-Emocionet për bukuritë e veçanta të natyrës sa magjepse, madhështore dhe e ashpër.

b-Ali Pashën e vlerëson nga karakteri burrëror, dhe simbol i bujarisë së shqiptareve. E quan kryelartë e me një autoritet sovran. Shqiptaret i quan “ njerëz të fortë, të ashpër, të pathyeshëm. ..sepse nëse ata nisen në luftë, sigurisht që kthehen me fitore…”

c-Vlerësonte anën Historike, madje himnizoi historinë shqiptare, sidomos Skënderbeun dhe kordhën e tij legjendare….

d-I pëlqeu pozicioni Gjeografik i Shqipërisë, sa arriti të himnizonte natyrën shqiptare (agimet dhe perëndimet e diellit, ditët me diell)

e-U dashurua me kulturën shqiptare, sidomos duke vlerësuar veshjet, zakonet, mitet etje., dhe sidomos këngët polifonike.

f-U përfshi dhe emocionalisht sa dhe u motivua me Moralin dhe virtytet në një këndvështrim mjaft realist, më shumë vlerësonte vetitë e shqiptarit të thjeshte i cili ecte kryelarte në truallin stërgjyshor, duke spikatur mikpritja, bujaria, besa etj. 2. Edit Durhami (Mary Edith Durham), udhëtare, artiste, shkrimtare dhe antropologe e dëgjuar britanike e cila përshkroi jetën në trojet shqiptare.

edith

Paragjykimi, mund të vijë nga padija apo mos njohja, në këto raste e vetmja rrugë për ta hequr atë, realizohet vetë nga njohja konkretisht e realitetit.

Edit Durham

Edit Durham, (1863-1944). Kjo zonjë britanike u bë e famshme me shkrimet e saj për Shqipërinë dhe shqiptarët në fund të shekullit të XIX-të dhe fillim të shekullit të XX-të. Mes shqiptarëve ajo gjeti pamjen e jetesës që ishte e mbushur me ndjenja kombëtare dhe atë të lirisë. Ajo gjeti pritjen karakteristike të miqve shqiptare, si dhe një shpirt ku ajo ndjente luftën e tyre për njohje ndërkombëtare. Ajo këto karakteristika i përcolli në çdo rast të komunikimit me të gjithë perëndimorët (anglezë e të tjerë), të cilët dinin shume pak për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Pas botimit të librit të dytë “Refreni i Ballkanit” 1905, Edit Durham e vendosi shumë shpejt veten si autoritet i çështjeve shqiptare. Ajo pati sukses në udhëtimet e saj edhe se u ndesh me terrene mjaft të ashpra, pengesa të qëllimshme të autoriteteve otomane, nuk tremb nga përballja e mundshme e ndonjë pengmarrjeje nga ana kusarëve. Pavarësisht këtyre, ajo krijoi një reputacion te njerëzit ku ajo shkeli. Me mendjen dhe sytë e saj si turiste dhe artiste, arriti te evidentonte disa opinione dhe t`ju bënte atyre komente mjaft entuziaste si: “Këtu është ngjyra, jeta dhe arti”.

Gjatë udhëtimit të parë për një kohe relativisht të gjatë në Shqipëri nga Jugu në Veri në vitin 1904, asaj i bëri përshtypje fakti që të gjitha shtresat e popullsisë nga do ku shkeli kërkonin pavarësinë atdheut dhe njohjen angleze. Durhami nga kjo zbuloi një zë legjitim plot pasioni sa dhe real, një e drejtë kjo që sipas saj s`mund t`jua mohonte askush… shqiptarëve!

Gjatë vitit 1908, atë e tërhoqën e viset e Malësisë së Veriut të Shqipërisë. Në këtë kohë ajo e kishte transformuar veten në një etnografe dhe shprehte vendosmërinë në bërjen e studimeve serioze të fiseve shqiptare në trevat e Malësisë, dhe këtë e bëri realitet duke shkruar librin: “Shqipëria e Epërme”(1909). Ajo udhëtoi duke kaluar nga një fshat në tjetrin, e cila mori nderim madhështor. Për çdo fshat ajo evidentoi historitë dhe fotografoi nga afër çdo aspekt te jetës në fshatrat malore dhe arriti të grumbullonte një arkiv të pasur të traditave dhe zakoneve folklorike shqiptare. Gazetari britanik, Henri Nevinson, që e shoqëroi Durhamin kur ajo administronte ndihmat për malësorët shqiptarë, gjatë luftrave ballkanike të 1911-1913, duke përshkruar cilësitë që e shndërruan atë në legjendë, thekson: “Qysh kur vuri këmbën në Shqipëri, ajo u bë shqiptare me zemër dhe shpirt”.

edith-durham-gjate-udhetimit-ne-malesine-e-shqiperise-se-veriut-720x415

Ajo e ktheu Shkodrën, (qytetin në Veri të Shqipërisë), bazën e saj në kohën kur shpërtheu Lufta ballkanike (kronologji në librin e saj” Lufta për Shkodrën”, (1914). Nga këtu ajo grumbulloi fonde jashtë Shqipërisë për t’ua shpërndarë të varfërve dhe uriturve që ishin me mijëra në male, te djegur dhe shkatërruar nga ushtria turke. Ajo duke qene afër problemeve dhe vështirësive të malësoreve, si dhe duke njohur kulturën dhe zakonet e tyre arriti të bëhej gruaja e parë korrespondente për tre gazetat kryesore britanike.

Më 1918 ajo u bë sekretarja e shoqatës Angli-Shqipëri e themeluar nga Aubrey Herbert në Londër dhe me anën e kësaj organizate kërkoheshin të drejtat e shqiptarëve. Përpjekjet e saj më pas konsistonin që Shqipëria të njihej nga Lidhja e Kombeve më 1920. Ajo vazhdoi aktivitetin e saj edhe gjatë viteve 30-të duke bërë shumë miq nga radhët shqiptareve të cilët kishin mërguar në Londër. Ditën e 7 prillit të vitit 1939, kur ushtria fashiste italiane sulmoi dhe pushtoi Shqipërinë, 76 vjeçarja doli në një rruge të Londrës duke mbajtur në duar një pankarte ku shkruhej: “Larg duart nga Shqipëria”!

Veprimtaria e Edith Durham për popullin shqiptar ka qenë madhështore dhe duhet të hulumtohet më tepër. Manastiri ishte një qytet me shumë etni, madje Brejsfordi do të shkruante një libër për “racat e Maqedonisë”, ku ka shumë material edhe për shqiptarët. Puna humanitare e Durhamit u zhvillua mes një vuajtjeje njerëzore të tmerrshme.

Durhami dhe Brejsfordi, në shkrimet e tyre thonë se shumica e përkthyesve dhe ndihmësve të tyre ishin shqiptarë të siguruar nga shoqëria Biblike), e cila kishte një qendër në Manastir. Durhami shkruante se “Puna jonë u ndihmua jashtëzakonisht shumë nga ndihmësit shqiptarë që na rekomandoi Shoqëria Biblike Britanike”. Madje shton se këta shqiptarë ishin të aftë dhe të ndershëm dhe pa ta, puna e tyre do të ishte tejet e vështirë. Pra, shohim se në Maqedoni Durhami filloi të krijojë përshtypje të reja për popullin shqiptar.

Durhami dëshmon se fillimi i misionit të saj në mbështetje të çështjes së shqiptarëve kaq i mbarë falë ungjillorëve, sepse nuk dihet se si Durhami do të mund të udhëtonte ndryshe, aq gjatë e gjerë në gjithë territorin shqiptar, sikur të mos i ofrohej një dorë nga shqiptarët e ndershëm.

Shqiptarët e nderojnë akoma edhe sot Editin dhe kanë respekt për të. Ajo sipas shqiptarëve është “Mbretëresha e Malësorëve.” Ajo u mirëprit nga malësorët shqiptarë dhe gjatë kalimit të saj në këto vise nuk pati asnjë keqtrajtim edhe pse ishte një femër e vetme. Përshtypje të mbetura nga Shqipëria ishte tradita e “Burrneshave Shqiptare”, që ishte një zakon ku femrat visheshin si burra dhe kishin një pozitë të qartë në shoqëri. Mbas vdekjes së saj në 1944, Mbreti Zog i Shqipërisë i dha merita të larta asaj. Mbreti Zog ka shkruar për të : “Ajo na fali neve zemrën e saj dhe fitoi si këmbim vëmendjen e malësorëve tanë.” Ajo vazhdon të nderohet si “Heroinë Kombëtare” dhe në 2004 në një deklaratë të presidentit shqiptar, Alfred Moisiu e cilësoi atë si një nga figurat më të spikatura të Shqipërisë të shekullit të kaluar.

Shumë nga punët e Durhamit i janë dhuruar akademive të koleksioneve pas vdekjes. Në ditët e sotme, dokumentet e saj mbahen nga Museum of Mankind (muzeu i njerëzimit) dhe Royal Anthropological Institute (Instituti Mbretëror Antropologjik) në Londër, ndërsa koleksioni i saj me bizhuteri të grumbulluara në Ballkan ndodhen në Pitt Rivers Museum në Oxford (Oksford) dhe Bankfield Museum në Halifax (Heilfaks). Muzeumi Bankfield gjithashtu ka një mostër presentative rreth jetës dhe veprimtarisë së saj.

Dr. Milan Shuflajn, studiuesi më autoritar i historisë së shqiptarëve (1879-18.02.1931), nga Lepoglava e Kroacisë

milan-shuflaj-720x415-1

Universi shqiptar është katalizatori i historive, gjuhëve e kulturave ballkanike. M. Shuflaj

Milan Shuflaj ndeshi rastësishist në faktorin shqiptar ndërsa hulumtonte për të tjera qëllime në arkivat e qyteteve dalmate. Por ndryshe nga të tjerët, te Shuflaj ky “takim” rastësor ndezi një kuriozitet e një pasion të tillë, që pushtoi krejt qenien e tij shkencore. Siç rrëfehej ai vetë, “historia shqiptare, me misteret e saj, ushtron te studiuesi një forcë manjetike të jashtëzakonshme”. M. Shlufaj me një ndjenjë e bindje të tillë, i u vu punës për të zbuluar rrjedhat e historisë shqiptare, që kishte mjaft gjymtyrë të shpërndara gjithandej në Ballkan, por që kishte edhe trupin e saj në trevat e Ilirisë së dikurshme. Në këtë mënyrë, Shuflaj u bë zëdhënësi më autoritar i historisë së shqiptarëve, pikërisht në kohën kur shumëkush përpiqej t’i tregonte ata si një popull pa histori. Ishin vitet 1910-1930 kur në rend të ditës dilte parësore krijimi dhe konsolidimi i shtetit të shqiptarëve, në një kohë kur këtë shtet shumëkush përpiqej ta privonte nga e drejta historike, më përpara se ta privonte nga territoret e veta. 

Shuflaj është emancipuesi i madh i historisë së Shqipërisë e të shqiptarëve. Sigurisht, edhe të tjerë para tij kanë tentuar të hedhin dritë. Por duke iu referuar këtyre përpjekjeve një pjesë e tyre janë befasuar në mënyrë të pashmangshme sepse ndesheshin me burimeve historike, të argumentuara, të sigurta dhe të vërteta, par trojet shqiptare dhe shqiptarët.

Shuflaj i bëri shqiptarët dhe historinë e tyre objektin parësor të studimeve të tij, i bindur për vendin e rolin e tyre si faktor në proceset historike të krejt rajonit ballkanik e të pellgut të Adriatikut.

Studiuesi “Shuflaj” solli një revolucion të vërtetë në historiografinë mbi Shqipërinë e shqiptarët. Nën lentën e analizave të tij skrupuloze, bazuar në një lëndë dokumentare të dorës së parë zbuluar më së shumti nga ai vetë në arkivat e Dalmacisë e të Italisë se: “Shqiptarët nuk rezultonin më si një popull fosil, jo si një materie njerëzore e ngurtësuar, por si një qelizë jashtëzakonisht dinamike, forca e fuqia e së cilës qëndronte sa në lashtësinë e këtij populli, aq edhe në mekanizma biologjikë krejt specifikë të tij, që e lejonin të shfaqej e të rishfaqej në histori me një vitalitet imponues”. Si askush tjetër përpara, por edhe pas tij, M. Shuflaj iu vu punës për të zbuluar “mekanizmat biologjikë”, të cilët e bënin popullin shqiptar që, ashtu si Foenix-i i mitologjisë, të humbte e të rishfaqej përgjatë historisë me një energji, që për shumëkënd mbetej e pashpjegueshme. Në rend të parë ai vinte lashtësinë, që i jepte popullit shqiptar një strukturë e mpiksje të tillë etno-kulturore, thelbin e së cilës nuk mundën ta zhbëjnë përzierjet e mbivendosjet e mëvonshme.

Shekujt IV-XI, si shekujt të errët të përmbysjeve sociale dhe etnike në Ballkan e më gjerë, për trevat e Ilirisë së Jugut ishin për Shuflajn shekujt e një beteje titanike për mbijetesë të farës së vjetër ilire. Si askush tjetër, para e pas tij, Shuflaj arriti ta skalisë në mënyrë lapidare kapërcimin e epokës së “errët” të mesjetës dhe daljen e shqiptarëve, në shek. XI, në horizontet e historisë së shkruar: “Prej kaosit etnik të Ballkanit, të mbuluar nën hijen politike të Bizantit, dallohet dhe hyn në histori një popull jashtëzakonisht interesant: baza etnike e këtij populli në kohë të vjetër ishte një faktor i fuqishëm i historisë, i cili njihej me emrin ilir”. Shqiptarët, pra, një popull i vjetër, por aspak një popull fosil, siç mund të ishin Baskët. Shqiptarët, thotë Shuflaj, nuk përfaqësojnë një gjendje të vjetër, të ngurtësuar, por një shfaqje palingenetike në ontogoninë e tyre si popull: shqiptarët ishin për Shuflajn një qelizë e gjallë. Një qelizë e gjallë, dhe larg e të qeni një faktor periferik, kur ata përbëjnë faktorin qendror në historinë e popujve të Ballkanit: “Shqipëria mesjetare është modeli ku si në një pasqyrë mund të shihen shtresëzimet e gjithë kozmosit ballkanik”. Ky vështrim albanocentrik, që u kthye në kredon e tij shkencore, e shtyu Shuflajn të futej në brendësitë e të panjohurave të historisë së shqiptarëve, me bindjen se zbulimi i mistereve shqiptare do të përcillte edhe zbulimin e shumë mistereve ballkanike.

Albanologë të njohur, nga Thunman, Fallmerayer, Hopf, Hahn, e deri te Jireçek, mbi bazë të burimeve të njohura historike, ishin kufizuar të bënin një rreshtim të fakteve nga historia politike e shqiptarëve, në dritën e marrëdhënieve me faktorët e huaj: bizantinë, anzhuinë, serbë, venedikas e deri ato bullgare. Në këtë optikë, që gjithsesi i shihte shqiptarët në marrëdhënie e në varësi të vullneteve e të pushteteve të huaja, ajo çka i bënte interesantë shqiptarët dhe Shqipërinë mesjetare, ishte pozicioni i veçantë gjeostrategjik i vendit të tyre, që përcaktonte edhe atë mbivendosje të madhe ngjarjesh e pushtimesh të vendit.

Historia e Shuflajt është një histori e qytetërimit mesjetar shqiptar. Kundrejt një historie, deri atëherë të trajtuar si një histori “anonime” e një entiteti “enigmë” e një populli malesh e të lidhur pas një jete baritore. Shuflaj mori dhe analizoi mjaftë komponentë, si prejardhjen, vazhdimësinë e identitetit, jetën në fshat dhe në qytete, pra në tërësi përbërësit e shoqërisë qytetare shqiptare, duke arritur ta nxjerrë historinë e Shqipërisë në horizontet e një historie të vërtetë evropiane.

Për herë të parë ai i ktheu historisë së Shqipërisë e shqiptarëve qytetin dhe jetën qytetare, që deri atëherë konsiderohej një mish i huaj në trupin shqiptar, por që ai e zbuloi si fotoelementin bazë ku u realizuan sintezat e mëdha politike, ekonomike, shoqërore, kulturore e historisë mesjetare shqiptare. Mbetet sot e gjithë ditën e pakonkurrueshme analiza e tij për qytetet e Shqipërisë, “Städte und Burgen Albaniens hauptsächlich während des Mittelalters”.

Shuflaj, në analizë që ndjek më së pari sheh ndryshimin morfologjik të qyteteve, si: Shkodra, Tivari, Ulqini, Prizreni, Durrësi, Vlora, Drishti, etj., nga koha antike deri në pushtimin osman. Shuflaj, ndalet gjatë në zhvillimet e këtyre qyteteve gjatë mesjetës, duke zbuluar më së pari mekanizmat e brendshëm që i gjallonin ato.

Shuflaj, duke zbuluar e duke i kthyer dimensionin e “qytetit” të periudhës së historisë mesjetare të Shqipërisë, zgjidhi “enigmën” më të madhe të historiografisë mbi shqiptarët, që deri atëherë i kishte konsideruar këta si një popull pa referenca të qëndrueshme, si një popull në lëvizje e kërkim të vazhdueshëm të atdheut të tij.

Sipas Shuflajt, vetë qyteti ishte shprehje e një shoqërie bujqësoro-blektoral, që vazhdimisht e ushqente atë me lëndë njerëzore, me produkte e me elemente kulturorë e jetësorë.

E pra, kundrejt qëndrimeve të tilla me sfond politik e deri racist, Shuflaj solli një trajtim të mirëfilltë shkencor, aq shkencor saqë të përdorte deri edhe një fjalor tipik të shkencave të sakta, kur thoshte se dukuri të tilla, siç ishin lëvizjet fshat-qytet, apo mal-fushë, përfaqësonin një “konstante biologjike” të realitetit shqiptar. Ndërhyrja shpëtimtare, plot autoritet e kompetencë, por edhe e guximshme e Shuflajt në debatin mbi vendin dhe rolin e shqiptarëve, bëri që tu hiqej guri i themelit tezave të mësipërme, me prapavijë të qartë politike e antishqiptare, që deri atëherë kishin kontaminuar studimet albanologjike. Ndaj edhe dikush nuk ja fali një guxim të tillë.

 

Disa thënie pikante apo postulat nga personalitete të ndryshme për shqiptarët

Eriksoni: misionar amerikan: “Nuk ka popull më shpirtmirë e më të sjellshëm (xhentil) në Evropë se shqiptarët. Ata, përbëjnë një element të fuqishëm burrërie. Mblidhen bashke për çështjet atdhetare dhe japin jetën për fjalën e dhënë”.

Gligor Përliçev: “Të gjithë shqiptarët janë zemërgjerë, mendjemprehtë dhe mirënjohës të mëdhenj; janë mikpritës dhe të besës si asnjë komb tjetër, të ndershëm, thellësisht liridashës dhe të patrembur në luftime…”.

Lamartini: “Nuk ka penë as penel që mund të shprehë sakrificën heroike të banorëve (të Shqipërisë) në luftërat që kanë bërë kohëve të fundit, më shumë se askush tjetër, për çlirimin e Greqisë”.

Ai për shqiptarët ka shkruar edhe këtë: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, Grekët Aleksandrin e Madh, Turqit Skënderbeun, njërës këta të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak e të së njëjtës gjini”.

Michael Attaleiates: Kronist bizantin. Në v.1034, ka shkruar: “Arvanitët janë një nga popujt më të çuditshëm. Ata nuk i ka bindur Roma as katolicizmi, nuk e di se sa sukses do të kemi ne. Ata i mbahen ende origjinës së tyre pagane dhe nuk e braktisin vendin”.

Tacit: “Ilirët janë një popull i fuqishëm, me sy të errët, të matur, guximtarë, kryelartë që nxjerr ushtarë të mirë”.

Timotheos: “Shqiptarët janë më luftarakët e botës”.

Tit Livi: “Romakët janë qytetëruar nga etruskët”. (toskët-R.N.) Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojës, të udhëhequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”.

oi

Përfundime

Mikpritja, besa, mbajtja e fjalës se dhenë, janë disa nga vlerat më pozitive dhe tiparet më dalluese, me të cilat i karakterizojnë të huajt, shqiptaret.

Historia e popullit shqiptar e fokusuar që nga kohët më të lashta e deri në ditët e sotme, vazhdimisht ka ngjallur dhe vazhdon të ngjallë ende interesin e shumë studiueseve, historianëve, publicistëve dhe albanologëve të huaj, të cilët herë pas here kanë botuar libra voluminoze me studime me mjaft vlera duke pasqyruar me vërtetësi të kaluarën e Kombit shqiptar dhe rolin që ai ka luajtur në zhvillimet Ballkanike dhe Evropiane, si në planin politik ashtu dhe atë historik.

Për Shqipërinë dhe shqiptarët flasin me dhjetëra e deri qindra Kronikanë të huaj që nga lashtësia dhe deri ne kohet modern, të cilët me kronikat e tyre faktojnë e pasurojnë me mjaft të vërteta historinë e një vendi të lashtë dhe të një populli autokton, nga me te vjetrit në Evropën Jug-Lindore. Kronikat, shkëlqejnë e hedhur dritë mbi portretin e vërtetë të Shqipërisë dhe të Shqiptareve. Këta Konikane, studiuese, historian, të cilët nëpërmjet mendimeve, opinioneve, ngjarjeve, prekjes së kulturës, legjendave e deri te mitet, krijojnë dhe promovojnë një “simpozium” për Historinë e Shqipërisë dhe te Shqiptareve. Këta njerëz të shquar kanë ardhur nga Roma, Kosova dhe Mali i Zi, nga Turqia, Maqedonia dhe Greqia… duke ecur më këmbë apo me kalë e duke u ndaluar han me han dhe qytet më qytet, duke prekur gjithë trojet shqiptare dhe ndjerë mikpritjen, dashamirësinë dhe besën simbol i një virtyti, që i jep kombit tonë atë veçanti që të vlerësohet e të shënjohet nga më të rrallët në botë. Gati nga të gjithë studiuesit e huaj duke filluar nga dorëshkrimet e deri te botimet e tyre dalin në pah 3 tipare thelbësore të karakterit të shqiptarëve si:

a.Patriotizmi i cili është ndër ndjenjat më të theksuara e më të ngulitura te karakteri i shqiptarëve. Këtë e kanë vënë re jo vetëm studiuesit e lartpërmendur, por të gjithë studiuesit. Interesant është fakti se shqiptarët i ka bashkuar identiteti kombëtar shumë më herët se mjaft kombe evropiane. Shqiptarët në mbrojtje të atdheut, patriotizmin, e tyre e përforcojnë dhe me respektimin e lidhjeve vëllazërore, qe i bën një e te pa ndare dhe si rrjedhoje ata shfaqin realisht janë ato që besnikërinë, respektimin e fjalës se dhënë dhe mbrojtjen e të vërtetës dhe te drejtës deri dhe me sakrifica supreme. Këto vlera morale manifestohen dhe me njerëzit e tjerë qe i bashkohen kauzave madhore, te personalitetit, karakterit dhe çështjeve atdhetare.

b.Levenderia, është fakti që na sjell Gregorasi, “kursimi i armikut të mundur”. Në kohët e lashta e tillë është quajtur kjo ndjenjë, Levenderi. Ajo tregon më së miri ndjenjën e krenarisë, fisnikërisë dhe burrërisë të shqiptarëve. Duke pasur parasysh këtë element, çdokush mund të konstatojë se shqiptarët nuk janë barbarë, ashtu siç janë përpjekur disa pseudo historianë t`i paraqesin.

c.”Gruaja është e paprekshme”. Ky është një parim i lashtë i shqiptarëve dhe vazhdon edhe ne ditët e sotme, ndonëse jo si më parë. Në Shqipëri femra është e respektuar. Këtë e dëshmojnë fakte si mbretërimi i mbretëreshës Teuta më fronin ilir apo dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit, i cili është cilësuar barbar, porse femrën e cilëson të paprekshme. Rolin e gruas në shoqërinë e mëhershme shqiptare e trajton më gjerë Edit Durhami në librin e saj “Brenga e Ballkanit” në kapitujt ku flet për doket martesore dhe vizitat e saj në shtëpitë e fiseve malësore në Shqipërinë e Veriut. Artikull i etiketuar si: speciale ne fushën e Politologjisë (Gazeta e Institutit të Politologjisë)

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top