FB

September 7, 2022 | 7:45

Të rriturit duhet t’i tregojnë fëmijës se nuk është turp të kesh frikë!

Frika nga vdekja është nje proces psikoemocional shume i rëndësishëm për një fëmijë dhe të rriturit nuk duhet ta neglizhojnë, por ta drejtojnë me shumë kujdes fëmijën në këtë “rrugëtim” drejt rritjes. Ky “shqetësim”, frika nga vdekja, fillon që në castin kur fëmija vjen në këtë botë, por bëhet i dukshëm reth moshës 4-5 vjeç duke arritur kulmin reth moshës 8-11 vjeç.

Nga Lira GJIKA, psikologe

Eksperienca me vdekjen i mëson njeriut jo vetëm kujdesin për të mos humbur jetën, përballjen me të panjohurën, përballimin e vetmisë, por i mëson edhe konceptin kohë. Prindërit janë dëshmitarë të deklaratave apo pyetjeve të fëmijës të tipit-“nuk dua të rritem” “po kur të rritem unë, ti do të vdesësh ?”. Fëmija kur “refuzon” rritjen tregon pikërisht frikën nga vetmia dhe përballja me jetën. Ndërsa, kur bën pyetjen se çfarë do të bëjë prindi kur të rritet fëmija, në fakt kërkon të kuptojë sa më shumë se si zhvillohet ecuria e jetës, çfarë do të thotë të rritesh, çfarë u ndodh njerzve dhe atij vetë, gjatë kohës që ai rritet. E keqja nuk është te pyetjet e fëmijës, tek e fundit fëmija është i parritur, por te përgjigjet dhe qëndrimi paragjykues i të rriturit në përgjithësi dhe prindërve në veçanti.

Të rriturit në vënd që ta asistojnë e ta qetësojnë duke i treguar dhe shpjeguar procesin e jetës dhe, duke e inkurajuar, se edhe ata, ashtu si ai apo ajo, kanë patur frikë, i thonë të kundërtën, i thonë: “ti je i madh, nuk duhet te kesh frike, se është turp”. Pa u menduar dhe shkuar në mënd se si e përjeton fëmija këtë ngjarje në këtë fazë të jetës, ku frika është “shoqërues i pandarë”. Kjo mënyrë të foluri e të rriturit, e ndrydh fëmijën dhe e bën të heshtë. Mosprani i frikës, etiketimi i fëmijës si frikacak, mbyll rrugët e komunikimit i rritur-fëmijë. Të rriturit mendojnë se duke ja mohuar frikën fëmijës, e qetësojnë atë. Të rriturit që rreagojnë me këtë sjellje, i trasmetojnë fëmijës, ndjesinë e keqe dhe frikën e tyre nga vdekja. Fëmija, është e vërtetë, që i duhet kohë ti kuptojë gjërat, por ndjesitë dhe pasiguritë e të rriturit i përfton edhe përpara vetë të rriturve. Të rriturit duhet ti tregojnë fëmijës, se të gjithë kanë frikë, të mëdhenj e te vegjël dhe nuk është turp të kesh frikë. Falë frikës mësojmë të kujdesemi per veten, po edhe të bëjmë më të mirën. Vetëm ai që ka frikë dhe e njeh atë, behet trim. I rrituri duhet ti thotë fëmijës me kurajo se njeriu falë “ frikën nga vdekja” ka mësuar ta përdori për mire jetën dhe veten. Falë saj, ka krijuar shkencën për të zgjatur e lehtësuar jetën e tij.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top