Këshilla & Arsye

December 25, 2017 | 9:15

Konsumi i bajameve dhe çokollatës së zezë zvogëlon rrezikun e atakut në zemër

Studimet e fundit e konfirmojnë këtë: konsumimi i rregullt i një sasie të korrekte të bajameve dhe çokollatës së zezë zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq. Falë saj, ulet dhe rreziku i kardiopative ishemike.

cokoTanimë edhe shkenca e konfirmon: bajamet dhe çokollata e zezë mund të bëhen aleatë të vlefshëm të shëndetit tonë. Por sekreti qëndron te sasia. Dekretimin e bëri një studim i cili u publikua në “Journal of the America Heart Association” (JAÇ).

Sipas këtij studimi të përpiktë, të dyja ushqimet mund të ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit LDL (të keq) me 7%. Megjithatë, sekreti qëndron te sasia. Për shkencëtarët, me bajamet nuk duhet konsumuar më shumë se një e treta e një filxhani çaji, ndërsa çokollatë e zezë jo më shumë se një e katërta e këtij filxhani, dhe për kakaon pa sheqer, jo më shumë se dy lugë.

Kjo “recetë” e veçantë ka treguar se sjell përfitime të rëndësishme sidomos për personat mbipeshë. Penny Kris-Etherton, profesore nutricioniste në Penn State University, ka bërë të qartë se kjo nuk është që ju të konsumoni vetëm kaq. Secili prej nesh duhet të marrë rreth 270 kalori në ditë për t’i përdorur me “maturi”.

Studimi

Në këtë studim u përfshinë 31 pacientë të moshave 30-70 vjeç. Muajin e parë dieta përjashtoi marrjen e tre ushqimeve. Muajin e dytë kampioni duhet të konsumonte 42.5 gram bajame çdo ditë, ndërsa gjatë muajit të tretë 43 gram çokollatë të errët të kombinuar me 18 gram kakao pluhur. Së fundi, për muajin e mbetur pjesëmarrësit do t’i merrnin të tria ushqimet së bashku.

Kështu u pa se konsumi i bajameve ulte me 7% kolesterolin e keq, LDL. Çokollata fondente dhe kakao nuk kanë ndikuar në këtë aspekt. Sasia ishte krejtësisht neutrale në kolesterol. Prania e të tre përbërësve ka çuar në ulje prej 5% të apolipoproteineve në grupin B, një komponent i lidhur me fillimin e sëmundjeve të zemrës.

Ndaj, duhet të dalim në përfundimin se të tria ushqimet duhet të gjejnë hapësirë brenda dietës sonë. Vetëm kujdes, nuk duhet ta teproni.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi fidelityhouse.eu

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top