Këshilla & Arsye

December 25, 2017 | 9:36

Neuronet aktivizohen përballë imazheve të festave

 Në trurin e njerëzve që janë mësuar të festojnë Krishtlindjen ekziston një rrjet i vërtetë i neuroneve që aktivizohen përballë imazheve tipike të frymës së festës.
1
Ky është rezultat i një studimi të kryer në Universitet e Kopenhagës nga një grup neurologësh, psiklogësh dhe neuroradiologjistësh, dhe botuar në British Medical Journal (BMJ). Studimi është kryer me rezonancë magnetike, duke përfshirë një sërë vullnetarësh që iu nënshtruan një pyetësori për të verifikuar nëse bëhej fjalë për persona që ishin mësuar të festonin Krishtlindjet apo jo.

Kështu pra hulumtuesit ishin në gjendje të verifikonin ekzistencën e një përgjigje të ngjashme neuropsikologjike, prezente vetëm në mesin e individëve që i përkisnin grupit që e kishte zakon të festonte Krishtlindjet, dhe që përfshin fusha specifike të trurit. Një rrjeti i vërtet nervor krishtlindjesh që përfshin lëvoren  motorike të ndjeshmërive’, lëvoren motorike primare, lobin inferior parietal dhe atë të sipërm.

“Muret e lobit të djathtë dhe të majtë luajnë një rol vendimtar në transcendencën e Vetes, një tipar personaliteti që lidhet me predispozitën për spiritualitet ‘thonë studiuesit. ‘Përveç kësaj lëvorja ballore premotorike është e rëndësishme në përjetimin e emocioneve të përbashkëta me individë të tjerë, duke stimuluar një veprim pasqyrë apo imitim të gjendjes fizike të të tjerëve; neuronet pasqyrë të lëvores premotorike i përgjigjen edhe vëzhgimit të veprimeve të gëlltitjes.”

Fryma e Krishtlindjeve shfaqet pra si një bashkësi ndjesish, si spiritualutet, gëzim, nostalgji, alegri, por e dhe kënaqësi për ndarjen e një vakti të shijshëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top