Këshilla & Arsye

September 23, 2017 | 8:10

Konsumi i tepërt i këtij përbërësi mund të rrisë rrezikun e prekjes nga diabeti

Ushqimet shumë të kripura rrisin rrezikun e prekjes nga diabeti. Një studim i pothuajse 3.000 njerëzve zbuloi se ata që konsumonin kripën në sasi më të madhe, kishin gati dy herë më shumë gjasa të zhvillonin diabetin.

1

Dhe rreziku u rrit pothuajse katërfish për ato të prirur gjenetikisht ndaj gjendjes, sipas hulumtimit.

Vetëm gjysmë lugë çaji (2.5g) shtesë në ditë rriti rrezikun e diabetit të tipit 2, forma e lidhur me obezitetin, me 65 për qind.

 “Marrja e lartë e sodiumit mund të jetë një faktor rreziku për LADA, veçanërisht në bartës të gjenotipeve HLA të rrezikshme”, thonë ekspertët.

Ndryshe nga lloji i diabetit, i cili zakonisht diagnostikohet tek fëmijët, LADA është i ngadalshëm në zhvillim dhe shpesh shfaqet në moshë madhore.

Aktualisht janë rreth 4.5 milionë njerëz në Britani të Madhe të cilët tani kanë diabet, me 90 për qind të rasteve që mendohet të jenë tipi 2. Por gjendja mund të përmirësohet ndjeshëm përmes një diete të thjeshtë dhe të shëndetshme.

NHS këshillon të rriturit të hanë jo më shumë se 6g kripë në ditë, rreth një lugë çaji, dhe fëmijët edhe më pak.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top