Mirëqenie

September 23, 2017 | 8:10

Melania në gjurmët e Michelle, kujdeset vetë për kopshtin e Shtëpisë së Bardhë

Këmishë e kuqe skoceze dhe doreza ngjyrë të kuqe, pantallona dhe atlete: kjo është Zonja e Parë e SHBA, Melani Trump, në versionin e një fshatareje që kujdeset për bimët. Bashkëshortja e presidentit amerikan u shfaq në Kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, e cila u krijua nga Michelle Obama. Me duart e pista midis gjelbërimit për të mbjellë dhe vjelë specat. Bashkë me disa fëmijë të Klubit të Vajzave dhe Djemve të “Greater Washington”, ajo theksoi rëndësinë e ushqyerjes së mirë. “Një dietë e shëndetshme dhe një mjedis pozitiv janë të rëndësishme për mirëqenien e fëmijëve. Kopshti i Shtëpisë së Bardhë është një shembull,” tha për herë të parë Melania në hapësirën në natyrë, që ishte krenaria e Michelle Obama për luftën e saj me mbipeshën gjatë tetë viteve të saj në Uashington.

Përgatiti Orjona Tresa

1

2

3

pra

5

6

7

4

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top