Ekspertët janë duke i dhënë shumë rëndësi konsumimit të arrave për arsyen e përfitimeve të mëdha shëndetësore siç janë, trajtimi i disa llojeve të kancerit dhe performanca seksuale.
Performanca seksuale:
Studimet e fundit, të bëra nga një universitet me reputacion në Amerikë, kanë treguar se konsumi i 75 gr arra në ditë përmirëson performancen seksuale dhe shëndetin e spermës. Arrat janë të pasura me yndyrë bimore të Omega-3, një lloj acidi yndyror që mendohet të jetë shumë i rëndësishëm për shëndetin e spermës.
Një kurë për kancerin?
Edhe pse ka pasur shumë dilema mes ekspertëve të mjekësisë, besohet se arra e zezë është një kurë potenciale e kancerit, për arsye se vret “parazitin” përgjegjës për shkaktimin e sëmundjes. Shkencëtarët në Spanjë së fundmi kanë zbuluar se, arra ul rrezikun e vdekjes nga kanceri me 40 për qind dhe në sëmundjet kardiovaskulare me të paktën 55 për qind, transmeton lajmi.net.
Ndihmon për të luftuar plakjen:
Studimet e fundit kanë treguar se konsumi i arrave, parandalon plakjen te femrat, e gjithashtu parandalon dëmtimet fizike që vijnë me pleqërinë.
Përmirësimi i shëndetit të zemrës:
Arrat e papërpunuara janë një aleat i pazëvendësueshëm i zemrës. Ajo janë të pasura me sasi të konsideruar të polifenoleve, përbërës këta, të cilët mendohet se luajnë një rol tejet të rëndësishëm në shëndetin e zemrës. Arrat gjithashtu ndikojnë në uljen e kolesterolit në gjak, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe parandalimin e inflamacionit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.