Studim

June 8, 2018 | 13:42

Konsumimi i peshkut gjatë shtatzënisë parandalon obezitetin e fëmijëve

Nëse gjatë shtatzënisë konsumoni shumë peshq të cilët përmbajnë vaj, ju mund t’i parandaloni fëmijës zhvillimin e obezitetit dhe t’i përmirësoni shëndetin e zorrëve.

Studimi i kryer me minj ka zbuluar se femrat të cilat përfshijnë më shumë omega-3 në dietën e tyre janë më të prira të lindin fëmijë me peshë më të shëndetshme sesa ato që përfshijnë më pak omega-3 apo nuk konsumojnë fare.

Acidi yndyror omega-3 gjendet në peshqit me vaj, siç është salmoni apo skumbri, por gjendet edhe në arra dhe fara chia.

Hulumtimet e mëhershme kanë sugjeruar se ky suplement e zvogëlon edhe rrezikun e inflamacionit, i cili është i lidhur me obezitetin. 

 

Burimi / telegrafi.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top