Këshilla & Arsye

June 8, 2018 | 13:55

Nga Lira Gjika / Prindër kujdes! Komandat shkaktojnë konfuzion tek fëmijët

“Mos lëviz”! Kjo shprehje që i shoqëron fëmijët kudo, në shtëpi në shkollë madje edhe në rrugë dhe të rriturit e kanë në “majë të gjuhës”, i huton. Fëmija nuk arrin të realizojë, sepse të rriturit nuk e kuptojnë dhe përdorin këto shprehje pa kuptim.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Si mos të lëvizi? Po si mund të njohësh gjërat dhe mjedisin pa lëvizur? Ai akoma nuk është aq i rritur që ti jenë formuar mekanizmat psikikë, për të njohur një gjë dhe të mos kesh nevojë të lëvizësh. Ky mekanizëm ndërtohet pas moshës 8 vjeç. Ndërsa nga mosha 2-8 vjeç, fëmija i mëson gjërat në lëvizje, i dëgjon gjërat në lëvizje, madje edhe në gjumë është i lëvizshëm. Ai nuk mund të rrijë 5 min në një vend, nëse nuk përfshihet në një aktivitet që atë e tërheq, sepse ka shumë energji që nuk e përballon dot duke ndenjur. I duhet patjetër aktiviteti që të mund të përballojë dhe kanalizojë sa më cilësisht energjinë e tij.

Të rritur! Përpara se ti jepni një komandë fëmijës, përpiquni të kuptoni nëse komanda është e kuptueshme për të, nëse e ndihmon të menaxhojë veten përndryshe do ta bëni vetëm konfuz.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top