Këshilla & Arsye

November 11, 2019 | 8:15

Kontrollet rutinë që çdo grua duhet t’i kryejë pas të 50-ve

Pas moshës 50 vjeç, trupi i gruas ndryshon, duke përfshirë edhe menopauzën. Për këtë arsye, shëndeti i grave duhet të mbahet nën kontroll, për të shmangur rreziqet dhe problemet. Cilat janë ekzaminimet dhe kontrollet që duhen kryer? Ja një listë e plotë:

Analizat e gjakut – Shumë shpesh mungesa e kohës na bën të lëmë pas dore shëndetin tonë dhe të heqim dorë edhe nga kontrollet e parëndësishme siç janë analizat e gjakut. Megjithatë, mbi 50 vjeç, metabolizmi është më i ngadaltë dhe kjo mund të shkaktojë disa probleme. Për këtë arsye është e rëndësishme të kontrolloni disa parametra të tillë si sheqerin në gjak, trigliceridet, kolesterolin dhe faktorët e mpiksjes së gjakut.

Mineralometria e Kompjuterizuar e Kockave – Ky test përdoret për të kontrolluar dendësinë e kockave dhe për të identifikuar praninë e osteoporozës. Nëse rezultati është negativ, çdo pesë vjet, nëse është pozitiv çdo 18 muaj, duhet të monitoroni situatën.

Ekzaminimi gjinekologjik dhe pap-testi – Këto janë dy teste që çdo grua duhet të kryejë në mënyrë periodike pas marrëdhënies së parë seksuale, për të shmangur praninë e tumoreve dhe infeksioneve.

Ekografia transvaginale – E quajtur edhe TVS, ky ekzaminim ju lejon të zbuloni gjendjen e shëndetit të mitrës, vezoreve dhe endometrit. Duhet të bëhet pas moshës 50 vjeç, së bashku me pap testet dhe ekzaminimin gjinekologjik.

Ekzaminimi i gjirit – Parandalimi është thelbësor, veçanërisht kur bëhet fjalë për kancerin. Për këtë arsye, duke filluar nga mosha 50 vjeç është e detyrueshme të bëhen ekzaminime të gjirit me frekuencë më të madhe, duke vlerësuar edhe me vetë-ekzaminim praninë e mundshme në gji të protuberances, apo nodulave.

Mamografia – Ultratingulli i gjirit është një ekzaminim që rekomandohet nga mosha 30 vjeç. Pas moshës 40 vjeç, ky kontroll duhet të bëhet së bashku me mamografinë, e cila duhet të kryhet çdo 12 muaj pas moshës 50 vjeç.

Testi i gjakut okult fekal – Parandalimi i kancerit kolorektal kalon në provën e gjakut okult fekal. Ky është një test shumë i thjeshtë për t’u realizuar, i cili, në rast anomalie, duhet të pasohet nga një kolonoskopi.

Ekzaminimi i tiroides – Problemet e tiroides janë shumë të zakonshme tek gratë, prandaj këshillohet që shpesh të vlerësohet funksionaliteti i TSH. Është një gjëndër shumë e rëndësishme, gjendja shëndetësore e së cilës tregohet nga një test i thjeshtë gjaku.

 

 

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top