FB

October 27, 2021 | 8:47

Kopshti Edukidz / Vendi i duhur për të edukuar dhe rritur fëmijët tuaj

Institucioni Parashkollor i Edukimit, EduKidz, i ndërtuar mes gjelbërimit, në mjediset e Parkut të Madh të Liqenit Artificial të Tiranës me misionin për të ofruar një edukim të ekuilibruar e të gjithanshëm.

Filozofia e programit në EduKidz përqafon konceptin e zhvillimit tërësor të fëmijës. Në të pasqyrohet kuptimi i të mësuarit përmes përfshirjes aktive në veprimtari, lojës dhe ndërtimit të njohurive në mënyra të ndryshme. Ne njohim e pranojmë rëndësinë e natyrës shoqërore të të mësuarit, rolin e zhvillimit të gjuhës në zhvillimin e mendimit, komunikimit dhe dijes. Në programin e EduKidz, mësimdhënia sillet rreth:

  1. Zhvillimit estetik dhe artistik

Artet ofrojnë kënaqësi dhe një mënyrë që fëmijët të interpretojnë botën e tyre reale dhe të imagjinuar; të shprehin krijimtarinë, ndjenjat dhe kuptimet e tyre.

  1. Zhvillimit emocional dhe shoqëror

Kënaqësia e veprimtarive dhe puna në grup janë të lidhura ngushtë dhe janë thelbësore për rritjen. Në EduKidz, fëmijët zhvillojnë aftësinë dhe besimin për të funksionuar vetëm dhe në bashkëpunim me të tjerët.

  1. Zhvillimit fizik dhe mirëqenies së çdo fëmije

Tek ne, aktivitetet e larmishme dhe ndërveprimi në natyrë, i lejon fëmijëve rritjen, zhvillimin dhe krijimin e një stil jete të shëndetshme që në fëmijërinë e hershme.

  1. Zhvillimit Intelektual

Përvojat dhe njohuritë që fëmijët sjellin në mjediset mësimore, të kombinuara me kuriozitetin e tyre natyror, janë themeli i të mësuarit në EduKidz. Përfshirja në aktivitete që lejojnë fëmijët të manipulojnë me duart e tyre dhe të përfshiheni në ndërtimin e dijes së tyre.

  1. Zhvillimi i përgjegjësisë sociale

Fëmijët ndihmohen të zhvillojnë vetvlerësimin, të ndjejnë e kuptojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre individuale dhe kolektive.

Mjedisi në EduKidz ofron kohë, hapësirë dhe mundësi për aktivitete fizike, përvetësim të njohurive sipas niveleve, qëndrim të sigurt dhe ushqim të shëndetshëm. Në EduKidz na pëlqen ta mendojmë edukimin si një partneritet midis prindërve dhe edukatorëve.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 159

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top