Dëshmi

April 15, 2020 | 8:08

Koronavirus, një histori e pabesueshme! Zgjohet nga koma farmakologjike dhe zbulon se është bërë nënë

 

Kjo është historia e jashtëzakonshme e Angela Primachenko, një amerikane 27-vjeçare, e cila lindi një vajzë ndërsa luftonte për jetën.

2

U zgjua nga koma farmakologjike dhe zbuloi se ishte bërë nënë. Kjo ndodhi me Angela Primachenko, një grua 27-vjeçare që banonte në Uashington, në Shtetet e Bashkuara.

Më 24 mars, kur ajo ishte në javën e 33-të të shtatzënisë, Angela iu nënshtrua testit për Covid-19, ku rezultoi pozitive. Tetë ditë më vonë ajo u intubua me respiratorë. Angela luftoi për jetën e saj, por edhe për atë të vajzës së saj të vogël.

Mjekët në Qendrën Mjekësore Legacy Salmon Creek vendosën që mënyra më e sigurt ishte të përpiqeshin të nxisnin lindjen e fëmijës. Ava e vogël erdhi në jetë ndërsa nëna e saj ishte në gjendje kome farmakologjike, e pavetëdijshme. Në fund të fundit, gjithçka shkoi pa probleme. Angela e la spitalin të shtunën e kaluar, ndërsa vajza është ende e shtruar në repartin e njësisë së kujdesit intensiv neonatal që për fat të mirë, edhe ajo rezultoi negative për Covid-19. “Ndjehem si një mrekulli e gjallë,” tha Angela për Today. com.

Tani nëna dhe vajza do të duhet të qëndrojnë larg për një kohë, duke e hedhur të keqen pas. Deri më tani, 27-vjeçarja ka arritur të shohë Avan e vogël vetëm përmes Facetime. Për ta përqafuar do t’i duhet të presë dy testet që do të konfirmojë rezultatin negativ nga koronavirusi. “Më nxorën pas 7 ditësh nga spitali, 10 ditë e lidhur me një ventilator dhe mijëra lutje sot në shtëpi, dhe është aq e bukur!” ka shkruar gruaja në Instagram ku edhe arriti të postojë një foto të vajzës.

1

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Today.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top