Në fokus

June 17, 2020 | 8:55

Koronavirus / “Vala e dytë e infeksioneve do të jetë vazhdim i së parës”

Në valën e dytë të mundshme të epidemisë së koronavirusit në Itali, në muajt e ardhshëm, ekspertët mendojnë ndryshe nga njëri-tjetri. Për Massimo Andreoni, drejtor i sëmundjeve infektive në Tor Vergata në Romë, – “vala e dytë e koronavirusit ka të ngjarë të mos ketë madhësinë e të parit dhe në çdo rast do të jetë ndryshe nga sa presim. Do të jetë ndoshta një vazhdim, vazhdim i kësaj që kaluam. Virusi nuk ka ndalur së qarkulluari dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, thotë ai në një intervistë.

Virusi “është akoma i frikshëm, këtë e tregon shpërthimi në San Raffaele në Romë. Ne aktualisht po intubojmë pacientin e katërt që mbërriti nga ai institucion në spital”. “Ne mësuam ta kontrollojmë mirë virusin dhe kuptuam që për të ndaluar transmetimin e tij duhet të izolojmë rastet dhe të përdorim një maskë dhe distancë”, shpjegon Andreoni. “Tani kur ka një shpërthim të ri, zbatohen menjëherë masa që bllokojnë përhapjen e mëtejshme të epidemisë. Në fazën e parë, lëvizëm vonë dhe përveç kësaj, virusi po qarkullonte kur u zbuluan rastet e para në Lombardi,” shton ai.

Me gjithë mendimet e ndryshme midis specialistëve të sëmundjes infektive, është e qartë se masat e kontrollit të zbatuara në fazën e parë, kanë rezultuar të efektshme në kontrollimin e përhapjes së virusit. Rreziku i një rikuperimi të epidemisë, nëse nuk respektohen masat e mbrojtjes individuale, të tilla si përdorimi i maskave dhe distancomi fizike, nuk mund të përjashtohet në asnjë mënyrë.

Rastet e koronavirusit në të gjithë botën kanë tejkaluar tetë milion, ndërsa viktimat janë pothuajse 437 mijë. Kjo është ajo që del nga llogaritja e fundit e bërë nga Universiteti Johns Hopkins, sipas të cilit infeksionet janë 8.034.461: vendi me shumicën e rasteve në botë janë Shtetet e Bashkuara, me 2.114.026 infeksione, pasuar nga Brazili (888,271) dhe Rusia (536 484). Sa i përket viktimave, në të gjithë botën ekzistojnë 436.899: në këtë rast, Shtetet e Bashkuara kryesojnë renditjen me 116 127 vdekje, e ndjekur nga Brazili (43,959) dhe Mbretëria e Bashkuar (41.821).

 

Burimi / http://www.today.it/

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top