Mirëqenie

June 17, 2020 | 8:18

Keni nevojë të qetësoni mendjen? Evitoni celularin.

Kërkuesit e “Rutgers University” kanë zbuluar se përdorimi i celularit për t’u çlodhur nga lodhja mendore, nuk e lejon trurin që të çlodhet në mënyrë të efektshme dhe mund të ndikojë në mungesën e përqendrimit në punë.

Studiuesit, të cilët e botuan eksperimentin e tyre në “Journal of Behavioral Addictions”, u caktoi si detyrë studentëve universitarë mundësinë që të zgjidhnin fjalëkryqe të vështira. Në mes të punës, disa mund të pushonin duke përdorur celularët e tyre. Të tjerë pushuan duke përdorur një copë fletë ose një kompjuter, ndërsa disa të tjerë nuk pushuan fare.

Pjesëmarrësit që pushuan me telefon në dorë, shfaqën nivele më të larta të lodhjes mendore dhe ishin ndër ata që nuk ishin në gjendje të zgjidhnin më pas fjalëkryqet. Shkathtësia e tyre pas pushimit ishte e barabartë me ata që nuk pushuan. Pjesëmarrësit që pushuan me celular shpenzuan 19% më shumë kohë për të zgjidhur pjesën tjetër të punës.

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 148

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top