Aktualitet

April 4, 2022 | 17:24

Krimet e luftës në Ukrainë / Historia e trishtë e Olha-s, përdhunuar nga një ushtar rus me armën drejtuar në kokë

Olha, një grua 31-vjeçare, tha për Human Right Watch se ishte përdhunuar vazhdimisht nga një ushtar rus ndërsa fshihej me familjen e saj në një shkollë në Kharkiv.

0

Ndër krimet e supozuara të luftës të kryera nga forcat e armatosura ruse në Ukrainë dhe të raportuara nga OJQ-ja Human Right Watch, nuk ka vetëm ekzekutime të përmbledhura dhe dhunë kundër civilëve, por – siç ndodh për fat të keq në të gjitha luftërat – edhe episode të dhunës seksuale. “Rastet që kemi dokumentuar përfaqësojnë mizori dhe dhunë të papërshkrueshme dhe të qëllimshme kundër civilëve ukrainas,” tha Hugh Williamson, drejtor i Human Rights Watch për Evropën dhe Azinë Qendrore, sipas të cilit “përdhunime, vrasje dhe akte të tjera të dhunshme kundër njerëzve nën arrestin e forcave ruse, duhet të hetohen si krime lufte”. OJQ-ja ka mbledhur dëshmi të ndryshme në terren që ngrenë dyshime serioze për korrektësinë e punës së forcave të armatosura të Moskës në territoret e pushtuara.

Një nga rastet e raportuara në një dosje të Human Right Watch është ai i përdhunimit të përsëritur të një gruaje 31-vjeçare të kryer në Malaya Rohan, një fshat në rajonin e Kharkiv. Faktet datojnë në datën 13 mars dhe raportohet nga e njëjta viktimë, e quajtur Olha. Pasi trupat ruse hynë në qytet, rreth dyzet veta, kryesisht gra dhe vajza, kishin gjetur strehim në bodrumin e një shkolle lokale: ndër të tjera, ishte edhe Olha me vajzën e saj 5-vjeçare, nëna e saj, motra 13-vjeçare dhe vëllai 24 vjeç. “Rreth mesnatës së 13 marsit, – shpjegon HRW, – një ushtar rus hyri në shkollë: ai mbante një pushkë dhe një pistoletë. Shkoi në bodrum dhe i vuri të gjithë të pranishmit në rresht. 31-vjeçarja mbante në krahët e saj vajzën, e cila flinte”.

1

Disa orë më vonë ushtari e detyroi Olhën ta ndiqte në një klasë në katin e dytë dhe – pasi i drejtoi armën – e urdhëroi që të zhvishej. “Ai më detyroi t’i bëja seks oral dhe gjatë gjithë kohës ai e mbajti armën drejt të tëmthit tim. Dy herë qëlloi në tavan duke thënë se e bëri për të më dhënë më shumë ‘motivim'”, tha 31-vjeçarja për HRW, duke shpjeguar se pak më pas e dhunoi sërish duke i drejtuar thikën në fyt dhe duke e kërcënuar. Jo vetëm kaq: sipas dëshmisë, ushtari e ka rrahur vazhdimisht, siç e tregojnë edhe disa fotografi që viktima ka bashkangjitur në denoncimin e tij. “Human Rights Watch – shpjegon dosja – ka marrë tre raporte të tjera për dhunë seksuale nga ushtarët rusë në fshatra të tjerë në rajonin e Chernihiv dhe në Mariupol, por nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë ato në mënyrë të pavarur”.

 

Përgatiti O.T / Burimi Fanpage.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top