FB

April 4, 2022 | 12:45

Test / Iluzioni optik ka katër gra të fshehura në dizajn, a mund t’i shihni të gjitha?

Sytë tuaj nuk po ju mashtrojnë, ka më shumë se një grua në imazhin e mëposhtëm….

43a9c35e-b1c0-4c6e-a9bd-3557c38a4e7c

Oleg Shupliak është një artist ukrainas i specializuar në iluzione optike, duke përfshirë kokat e portreteve imagjinative të quajtura imazhe të fshehura. Kjo pjesë surrealiste, e quajtur Katër Gra, është krijuar nga Shupliak në vitin 2013. Në pamje të parë duket se një grua po flet në telefon. Megjithatë, kur shikoni dorën e gruas pranë faqes së saj, do të vini re një grua tjetër në pëllëmbën e saj. Gjetja e gruas së tretë është paksa e ndërlikuar. Kur shikoni gruan e vogël në krah, mund të shihni formën e një hunde, sysh dhe një palë buzësh. Gruaja e tretë shihet nga profili anësor, duke e bërë paksa të vështirë për t’u dalluar në fillim. Ndwrkaq, të gjesh gruan e katërt është mjaft e lehtë. Do të vini re në stomakun e gruas së parë një palë buzë dhe i gjithë imazhi është një grua vetë.

Iluzionet optike si ky imazh janë të njohura në internet, veçanërisht iluzionet që pretendojnë se u tregojnë shikuesve diçka për personalitetin ose tiparet e karakterit të tyre.

 

Përgatiti K.I / Burimi www.the-sun.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top