Këshilla & Arsye

December 14, 2020 | 8:45

Krishtlindjet, Covid-19 dhe teknikat efektive përmes muzikës  

Nga Qamil Gjyrezi, lektor i psikologjisë aplikative dhe terapisë së artit

Muzika ka një rëndësi të madhe për shitjet në supermarket ose në një dyqan të thjeshtë. Përzgjedhja e muzikës ndikon tek klientët për rritjen e blerjeve dhe për kthimin e klientëve për të blerë në të njëjtin supermarket. Stili, lloji i muzikës, hitet e këngëtarëve më të mira janë të  lidhura me preferencat e klientit. 

christmas-tree-sheet-music-ornaments-for-kids-to-make-happy-hooligansPronarët e supermarketeve testojnë se cila muzikë ose zhanër ka ndikim pozitiv për shitjet në biznesin e tyre. Në ditët e Krishtlindjeve edhe në një situatë të jashtëzakonshme me Covid-19-të, muzika ka ndikim për shitjet dhe krijon një gjendje pozitive dhe optimiste tek blerësit.

Krishtlindjet, shitjet dhe muzika

Këngët për Krishtlindjen ose që lidhen me elemente kulturorë që transmetohen ditët e Krishtlindjes në TV, internet dhe radio janë disa këngë amerikane e britanike të Krishtlindjeve, Christmas karol, Kënga e pemës së vitit të ri dhe Krishtlindjeve dhe disa tituj në gjuhën angleze: “C’est Noel”, “Christmas in My Heart” , “Christmas in the Sun”, “Christmas without You”.

Rëndësia e muzikës në dyqanet e ushqimit dhe supermarketet

Rëndësia e muzikës në dyqanet e ushqimit dhe supermarketet nuk është një trend aktual, por ka shënime të studimeve për këtë temë për disa dekada. Qe nga viti 1979, studiuesit gjetën prova se 3 në 4 konsumatorë bënë blerjet e tyre me një sfond muzikor, nga të cilat 2/3 priren të mendojnë se marka kujdeset për ta për shkak të këtij fakti të thjeshtë. 

Për këtë arsye, klientët priren të vlerësojnë më mirë dyqanet që luajnë muzikë, dhe mbi të gjitha, muzikën e tyre të njohur dhe të preferuar. Por ka më shumë studime për këtë temë. Më poshtë janë disa shifra që janë mbledhur në këtë fushë dhe çfarë domethënie kanë ato për biznesin dhe konsumatorët e tij.

loves-not-just-for-christmas-is-the-upbeat-song-we-could-listen-to-all-year-long

1.Muzika ndryshon përvojën e konsumatorit:

-80% e vendimeve të blerjes bëhen impulsivisht në pikën e shitjes nga muzika.

-50% e njerëzve largohen nga dyqani, sepse shqetësohen nga përzgjedhja e këngëve të supermarketit:

-39% e tyre nuk kthehen më.

2.Përzgjedhja e saktë e muzikës përmirëson organizimin e kohës në dyqan: 

-40% e klientëve kalojnë më shumë kohë në dyqan nëse ndiejnë se muzika është e zgjedhur mirë.

-Muzika e mirë, më shumë kohë e kaluar në dyqan, më shumë shitje.

3.Muzika e duhur shton besnikërinë e markës:

-21% ju rekomandojnë markën të tjerëve, nëse ndihen mirë me muzikën

-31% e klientëve kthehen nëse muzika është e përshtatshme.

4.Muzika gjeneron identitet.

-97% e menaxherëve të shitësve më të mirë në botë e pranojnë që muzika forcon personalitetin e markës.

Psikologjia e shitjes dhe rëndësia e saj

Shumë njerëz janë në ankth rreth fjalës “shitje”, përfshirë dhe vetë shitësit. Ndërkohë që në jetën e përditshme, pavarësisht nëse e kuptojmë apo jo, të gjithë jetojmë duke shitur diçka. 

Kur kërkojmë një punë të re apo në punën që bëjmë, ne shesim produktin që njohim më mire: veten, vlerat dhe tërësinë e aftësive tona. Në familje edukojmë dhe influencojmë, pra shesim, vlerat dhe bindjet tona. Në treg shesim idetë, produktet apo shërbimet që ofron kompania jonë. 

Vetë jeta është një proces i vazhdueshëm i komunikimit, i bindjes dhe i ndikimit tek të tjerët. Pikërisht aftësitë për të bindur dhe ndikuar tek të tjerët janë thelbësore për një jetë të lumtur. 

Sa më shumë e njeh shitjen aq më shumë e dashuron atë. Prandaj njerëzit e suksesshëm përpiqen të mësojnë çdo ditë rreth saj. 

Shitja është art edhe profesion

Ajo kërkon shumë njohuri, aftësi, eksperiencë dhe dëshirë për t’u përmirësuar. Nëse duam të jemi të suksesshëm në punën tonë, në jetën tonë, në familjet tona, duhet të mjeshtërohemi në shitjen e ideve, produkteve, mendimeve apo edhe bindjeve tona.

Çfarë është termi bindje dhe si të jeni bindës në shitje?

Bindja është ajo që gjithmonë na bën që të ndjejmë veten të sigurt në vendimet tona. Kur e ndjejmë veten, se nuk mund që vendimet tona të mos i marrim aty për aty, gjithmonë ne duhet me shumë kohë. Secili njeri në jetën e tij ka renë ne pozita të ndryshme, çka do të thotë se asnjeri nuk është i përsosur, secili ka një jetë. Bindja personale është ajo që të dallon nga të tjerët.

Shitësi bindës, shitës i suksesshëm

Nga të gjitha aftësitë e nevojshme për të qenë një shitës i suksesshëm, të jesh bindës është ndoshta një nga më të rëndësishmet. Bindja e të tjerëve është një pjesë e jetës tuaj të përditshme, dhe nëse përpiqeni të ndryshoni mendjen e dikujt ose ta bëni atë të blejë produktin tuaj, të qenit në gjendje të bindni me përpjekje njerëzit është thelbësore për suksesin tuaj. 

Mund të jetë e lehtë të thjeshtosh shumë teknikat efektive të shitjeve, por që të përdorësh me të vërtetë këtë grup aftësish duhet së pari të mësosh se, bindja nuk ka të bëjë vetëm me të folurit.  Arti i bindjes është një mendim më vete dhe për të zotëruar këtë aftësi kërkon përgatitje, praktikë dhe këmbëngulje. 

Në mënyrë të natyrshme të gjithë kemi aftësinë për të bindur të tjerët kur është e nevojshme, dhe të gjithë kemi provuar të bindemi nga të tjerët në një kohë apo në një tjetër. Bindja është një aftësi e lindur që ne mësojmë gjatë gjithë jetës sonë dhe e përdorim atë gjatë gjithë kohës edhe pa e kuptuar. Sidoqoftë, aftësia jonë natyrore për të bindur jo gjithmonë e shkurton atë kur bëhet fjalë për zhvillimin e teknikave dhe aftësive efektive të shitjes. Bindja është një talent që kërkon përgatitje dhe trajnim. 

Si përfundim, muzika ka ndikim në të gjitha fushat e jetës sidomos në kushtet e katastrofës natyrore Covid-19 dhe të Krishtlindjeve. Muzika ka ndikim edhe në fushën e biznesit dhe ndikon tek klientët për shitjet dhe për të rritur autoritetin e supermarketit, markës dhe firmës. Në këtë kontekst një rëndësi të madhe merr komunikimi dhe formimi njerëzor!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top