FB

December 8, 2021 | 12:23

Krishtlindjet, në çift apo me familjen? Pa dyshim, tradita fiton

Me ardhjen e vjeshtës dhe rrjedhimisht rifillimin e aktiviteteve kanë nisur shumë marrëdhënie të reja. Megjithatë, çiftet e sapoformuara do të mbërrijnë në Krishtlindje me vetëm tre muaj njohje: atëherë çfarë të bëni për festën më të rëndësishme? Të zgjidhni çiftin apo të fokusoheni te familja?

Kërkimi për partnerin fillon në shtator: ky është pikërisht muaji i të ashtuquajturit Sezoni Cuffing, apo ajo periudhë e vitit kur beqarët kërkojnë një takim të veçantë për të nisur një lidhje në çift, duke lënë pas aventurat e verës në favor të një marrëdhënie më serioze dhe të qetë në stinën e dimrit. Ardhja e motit të ftohtë, me ditë më të shkurtra dhe më të errëta, gjeneron trishtim edhe për shkak të uljes së serotoninës dhe pikërisht për këtë arsye ne priremi të kërkojmë rehati, si fizike ashtu edhe emocionale.

Çifte të reja, marrëdhënie të reja: pikërisht për shkak të avancimit të dimrit, sipas Inner Circle, një aplikacion takimesh në internet, kërkimi për një partner në këtë periudhë ishte shumë më intensiv se zakonisht. Në shkallë globale, muaji shtator pati një rritje prej 24% të çifteve të rinj dhe beqarët nuk u ndalën me regjistrimin, por ndërmorën veprime duke gjeneruar një rritje dramatike në shkëmbimin e numrave të telefonit, e barabartë me pothuajse 30% më shumë në Itali, ndërkohë që globalisht rritja arriti në një masë më modeste prej 5%.

E sigurt, Krishtlindjet festohen me familjen: mund të mendoni se, duke qenë në periudhën e “muajit të mjaltit”, çiftet e reja duan t’i kalojnë pushimet së bashku, por nuk është kështu. Inner Circle falë një sondazhi të bërë me mbi 1400 anëtarë, zbulon se italianët preferojnë ta kalojnë këtë festë të pasur me tradita me familjen e tyre, ndërsa vetëm 38% do të preferonin ta kalonin me partnerin dhe 35% me miqtë.

Familja po, por ka një por: familja është e rëndësishme, por mund të jetë edhe burim stresi. Edhe pse shumica e të anketuarve (60%) thonë se nuk është kështu, një e treta (33%) pranojnë se familja gjatë kësaj periudhe zakonisht është shumë kurioze për jetën e tyre të dashurisë. Mbi gjysma (56%) e kuptojnë se ky kuriozitet krijon siklet, 23% thonë se janë të mërzitur dhe 18% thonë se ndihen në siklet ose nën presion. Megjithatë, duhet theksuar se gjysma tjetër, që është më shumë se 40%, është indiferente ndaj këtyre pyetjeve dhe gjithashtu duhet marrë parasysh se pothuajse të gjithë (84%) e të intervistuarve nuk ndjejnë presion të mëtejshëm nga familja apo miqtë për të gjetur një partner gjatë Krishtlindjeve në krahasim me festat e tjera.

Beqare? Po, për fat! Përparësitë e të qenit beqar janë të shumta, duke filluar nga ndjenja absolute e lirisë dhe pavarësisë. Megjithatë, është shumë e zakonshme të mendosh se beqarët ndihen paksa të vetmuar për Krishtlindje: në fakt është një klishe, duke qenë se tani shumica besojnë fort se mund të jesh beqar dhe i lumtur gjatë festave. 80% e të anketuarve ndihen pozitivë ose indiferentë ndaj perspektivës për të mos pasur një lidhje për Krishtlindje: sipas 31% e të anketuarve të jesh beqar mund të nënkuptojë të kesh më shumë kohë për të kaluar me familjen dhe miqtë, ndërsa 24% e të anketuarve thonë se të qenit vetëm do të thotë të gëzojnë pavarësinë e tyre dhe gjithashtu të jenë në gjendje të përqendrohen te vetja.

Dhjetori, muaji i beqarëve: sipas rezultateve të sondazhit, 70% e të anketuarve nuk i kushtojnë rëndësi të veçantë të paturit të një partneri për të kaluar Krishtlindjet, edhe pse pothuajse një në pesë pranoi se ndihet paksa i mërzitur. Arsyeja? Pothuajse për gjysmën (49%) të beqarëve është për shkak se është kuptuar që ka kaluar edhe një vit dhe nuk kanë gjetur ende një partner. Në çdo rast, ka ende kohë për të gjetur dikë me të cilin të kaloni momentin pas Krishtlindjeve, apo Vitit të Ri.

 

 

Burimi / https://www.tgcom24.mediaset.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top