FB

May 27, 2021 | 8:41

Kritikat, kundërshtitë e familjes, njerkës, më dhanë mundësisë e kthesës në jetën time: më mësuan të dua veten!

E them shpesh, por mendoj se është e dobishme: Kam kaluar pjesën më të madhe të jetës time duke jetuar me një mendim të tmerrshëm për veten: Nuk vlerësoja asgjë për veten time, isha e bindur se gjërat që prindërit e mi ndienin në fëmijëri ishin të vërteta dhe se nuk kishin asnjë vlerë. Kisha asimiluar mendimet e familjes sime dhe rëndohesha nga kritikat ndaj vetes, isha me të vërtetë jo tolerante në gjithçka që më shqetësonte, dhe për ta kompensuar u bëra hiper-perfeksioniste sepse duhej të provoja, por nuk isha kurrë e lumtur.

1M’u desh një kohë e gjatë për të rikuperuar një marrëdhënie tjetër me veten, ishte vendimtare ta gjeja veten të ndarë dhe pa një punë, sepse atëherë më duhej vërtet të heshtja gjyqtarin e brendshëm dhe të përvishja mëngët për të kuptuar se çfarë të bëja me mua.

Duke mos dashur të kthehesha në punë si punonjëse, siç kisha bërë gjithë jetën time, fillova të pyes veten se cilat ishin aftësitë e mia, çfarë mund të bëja, gjithashtu fillova të pyes veten se çfarë do të doja të bëja.

Shkurtimisht, fillova t’i drejtohem vetes me më shumë dashuri, me më shumë vëmendje dhe t’u mësoja fëmijëve ishte gjëja e parë që ndjeva se mund të bëja.

Pas mësimeve të para, lindi menjëherë Metoda StudiAmo, e cila shkonte për të parë pjesën e brendshme të fëmijëve, blloqet emocionale, vetëvlerësimin e tyre, me pak fjalë, të gjitha ato pjesë negative që penguan aftësitë e tyre njohëse të shpreheshin më së miri.

Nga aty pati një afrimitet me një sërë ngjarjesh, zbulimesh, eksperimentesh që më bënë ta shtrij Metodën StudiAmo edhe tek të rriturit.

Gjëja më e mahnitshme e gjithë këtij udhëtimi ishte të shihja se gjithçka që unë përbuzja për veten time ishte forca, fuqia, talenti im.

Po, është e drejtë: gjithë kureshtja dhe interesi për aspektet psikologjike, shpirtërore dhe energjike të personit, të gjitha analizat e ngjarjeve më të fshehura të shpirtit njerëzor dhe të jetës, reflektime që kam bërë gjithmonë, por që gjithmonë janë përçmuar dhe kritikuar si të padobishme dhe të çmendura, të kundërshtuara vërtet nga të gjitha mënyrat nga familja e origjinës dhe nga njerka, ishin ato që më dhanë mundësinë e pikës së kthesës.

Larg vetë-lavdërimit, me këtë post dua të të ndihmoj të kalosh nga përbuzja në vlerësimin e asaj që je, përfshirë ato pjesë për të cilat gjithmonë ke pasur turp ose janë qortuar si të gabuara.

Çdo gjë që nuk ju pëlqen është talenti juaj: provoni të eksperimentoni.

E vetmja gjë që ju shqetëson për veten tuaj është thelbi, bukuria, veçantia juaj.

Ajo që urreni për veten tuaj është dhurata juaj.

Kthejeni monedhën që po shikoni nga ana e defekteve dhe pas saj do të gjeni pikat tuaja të forta, cilësitë, dhuratat tuaja.

Le ta hedhim poshtë këtë sjellje të dëmshme të urrejtjes së vetvetes, denigrimit të saj, urrejtjes së vetvetes vetëm sepse i bindemi asaj që na është ndërfutur. Gjithmonë ka ndodhur për arsyen e dyfishtë, shpirtërore dhe energjike (e gjatë për t’u shpjeguar). Por tani duhet të vlerësojmë pikërisht gjërat që mohohen, të konsideruara negative.

Duhet ta hedhim këtë hap, këtë fragment që do të lejojë një hapje të dashurisë që gjithmonë keni kërkuar dhe do të bëni paqe me ato karakteristika që gjithmonë i keni refuzuar ndaj jush dhe që në vend të kësaj janë dhuratat që Nëna-Jetë t’i ka dhënë.

Nuk ka më kritika, nuk ka më konflikte brenda jush: shikoni veten dhe admironi bukurinë tuaj …

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Metodo StudiAmo – D.ssa Lucia Goldoni

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top