Këshilla & Arsye

August 10, 2016 | 8:04

Kriza paniku? Më të prekur fëmijët me prindër të ndarë

Studiuesit prej kohësh janë duke studiuar mbi njerëzit që vuajnë nga krizat e panikut. Një studim i publikuar në revistën “The Archives of General Psychiatry”, në bashkëpunim me Institutin Norvegjez të Shëndetit Publik, ka konfirmuar se njerëzit të cilët janë ndarë shumë herët nga prindërit, gjatë jetës përjetojnë kriza të forta paniku. Studimi ka zbuluar se mjafton largimi i njërit prej prindërve që t’i bëjë fëmijët të ndihen më të prekshëm ndaj panikut. Vdekja, divorci apo ndarja nga prindërit për arsye të tjera i bëjnë më të prekshëm këta njerëz. Veç kësaj, ka pasur edhe fëmijë të cilët, megjithëse nuk kanë pasur prindër të ndarë, por njëri nga ata ka punuar me orë të gjata, kanë vuajtur nga paniku. Edhe këta fëmijë kanë më shumë mundësi se të tjerët që kur të rriten të vuajnë nga krizat e panikut.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top