Dëshmi

November 7, 2018 | 11:27

Kujdes? Botoksi mund të të shndërrojë edhe kështu!

Cristina Guidetti, 45 vjeçe, ish-modele, flet për herë të parë pas dënimit njëvjeçar kundër Massimo Rambotit, kirurgu 62 vjeçar, i cili kreu ndërhyrjet e saj duke e lënë atë të shpërfytyruar. Më 31 janar 2012, Cristina iu nënshtrua një operacioni  në një klinikë private në Padova, një trajtim me lazer për heqjen e disa papërsosmërive të vogla: një operacion që gruaja, në moshën 39 vjeç, e kishte kërkuar dhe kishte rënë dakord me mjekun.

“Pas këtij operacioni u shpërfytyrova, duke shkaktuar në fytyrën time plagë që do të mbeteshin përgjithmonë, pavarësisht 42 trajtimeve të bëra më pas, që më kushtuan 93 mijë euro. Kam humbur punën si modele dhe kam pritur më shumë se gjashtë vjet për të parë dënimin e shkallës së parë. Deri më sot, unë nuk kam marrë asnjë euro të vetme kompensim. A ju duket drejtësi kjo? Për mua Jo”, tha Cristina.

Historia e Cristina Guidetti, një ish-modele, e cila në të kaluarën ka punuar për markat e njohura të modës nuk mbaron me kaq: “Kur u largova nga shtëpia njerëzit u larguan, më shmangën. Pavarësisht nga mrekullitë e bëra nga mjekët e tjerë shenjat do të mbeten përgjithmonë. Sa kohë do të duhet për të marrë një kompensim civil? Dhimbja që ndieja nuk mjaftonte? Drejtësia, e vërteta, është diçka që lëndon akoma më shumë”.

 

Burimi / www.leggo.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top