Mirëqenie

November 7, 2018 | 12:01

Zemrës së një duhanpirësi i duhen 15 vjet të kthehen në një gjendje normale…

Duhanpirësit që heqin dorë nga konsumimi i cigareve duhet të presin 15 vjet, që rreziku për t’u prekur nga goditjet apo sëmundjet e zemrës të kthehet në nivel normal. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri, i kryer nga ekspertët amerikanë. Studimet e mëparshme sugjeronin se rreziku i goditjes te ish-duhanpirësit stabilizohet brenda pesë viteve, por kërkimet e reja tregojnë se mund të duhet trefishi i kohës që diçka e tillë të ndodhë.

Raporti, i cili do të paraqitet javën e ardhshme në konferencën e Shoqatës Amerikane të Zemrës, është i pari që shqyrton lidhjen direkte. Pas analizimit të të dhënave për 8,700 njerëz gjatë 50 viteve, studiuesit zbuluan se nevojiten më shumë se një dekadë që zemrat e duhanpirësve të çlirohen nga dëmtimet e rrezikshme për jetën të nikotinës, duhanit dhe një morie të kimikateve të tjera në cigare.

Enët e zemrës dhe të gjakut janë më të shpejta për të rimarrë veten nga dëmtimi i pirjes së duhanit, shpjegon autorja kryesore e studimit Meredith Duncan, një studente doktorature në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt. Ekipi i Duncan kategorizoi ‘duhanpirësit e rëndë’ si njerëz që konsumonin çdo ditë një paket cigare për 20 vjet. Te duhanpirësit e rëndë rreziku nga sulmet në zemër llogaritet me 70%. Pas pesë vitesh, ata që e braktisën panë rënie të rrezikut të tyre me 38% në krahasim me ata që nuk e kishin lënë. Por u deshën 16 vjet pas heqjes dorë nga duhani që rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare të ish-duhanpirësit të kthehej në nivelin e atyre që nuk e kishin pirë kurrë.

Sëmundja e zemrës është vrasësi numër një në çdo vend të botës, duke përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, ndërsa normat janë në rritje (për shkak të obezitetit, stresit, mungesës së stërvitjes dhe dietave të varfra).

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top