Këshilla & Arsye

September 4, 2018 | 14:36

Kujdes! Ja rreziku që i sjell shëndetit konsumimi i tepërt i patateve…

Të konsumoni patate apo patatina rrit rrezikun e tensionit të lartë, thotë një studim i ri.

Katër apo më shumë racione në javë të patateve, të pjekura, të ziera apo të skuqura lidhen me rritjen me 11 % të rrezikut krahasuar me më pak se një racion në muaj tek femrat.

Studimi tregon gjithashtu se burrat dhe gratë që konsumojnë 4 ose më shumë racione në javë të patateve të skuqura janë 17% më shumë të rrezikuar nga tensioni i lartë.

Por patatet krokante nuk kanë efekte, thotë studimi i botuar në British Medical Journal. Shkencëtarët kanë vënë re se zëvendësimi i një racioni ditor patate me një racion perimesh pa amidon, ul me 7% rrezikun e tensionit të gjakut.

Faji për këtë është Indeksi i glicemisë së lartë tek patatet, pasi lëshon energji më shpejt e për pasojë rrit më shpejtë sheqerin në gjak.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top