Studim

September 4, 2018 | 14:29

Njerëzit që ndjehen fajtorë janë besnikë

Njerëzit të cilët ndjehen fajtorë njëkohësisht janë edhe më besnikë, sepse brejtja e ndërgjegjes i pengon që të gabojnë në të ardhmen. Nëse dëshironi të keni punëtor të mirë, kushtojini vëmendje nëse është i gatshëm të pranojë fajin.

Një hulumtim amerikan tregon se njerëzit të cilët janë të gatshëm të pranojnë fajin njëkohësisht janë edhe më besnikë, sepse brejtja e ndërgjegjes i pengon që të gabojnë në të ardhmen.

Që dikush të jetë punëtor besnik, duhet që patjetër të ndiejë përgjegjësi për veprimet e veta, tregon studimi i Universitetit në Chicago, i publikuar në “Journal of Personality and Social Psychology”. Faktori i cili më së miri parashikon besnikërinë e ndonjë punëtori është prirja e tillë ndaj fajit. Kjo është më e rëndësishme se të qenit i hapur, i kujdesshëm, madje edhe sentimental.

Mirëpo, kjo nuk ka të bëjë me fajin të cilin e kemi ndier pas aktit, por në parashikimin e ndjenjës së fajit që do të na detyrojë të mos bëjmë vepra jo të mira.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top