Mirëqenie

July 28, 2018 | 12:59

Kujdes me fëmijët që pinë pak ujë

Hidratimi i pakët sjell probleme me rrugët e frymëmarrjes. Fëmijët që pinë pak, vuajnë nga kolla me frekuencë të barabartë me dyfishin e atyre që, në të kundërt, kanë zakonin e mirë që pinë ujë e lëngje. 

Ky është përfundimi i një studimi nga Shoqata Italiane për Studimin e Kollës. Hidratimi i mirë, në të vërtetë, ka një efekt pozitiv edhe kundër astmës dhe ndihmon për të ruajtur të shëndetshëm të gjithë aparatin e frymëmarrjes. 

Sa duhet të pinë fëmijët? Në muajt e parë të jetës ushqyerja me gji plotëson të gjitha nevojat e bebes. Nga muaji i gjashtë deri në tre vjeç nevoja e fëmijë për ujë është 600-900 ml në ditë. Në moshën shkollore duhet të arrijnë deri në 1100 ml në ditë, ndërsa në adoleshencë 1.500-2.000 ml në ditë.

 

Përgatiti: Manjola Ereqi | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 129

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top