Këshilla & Arsye

July 28, 2018 | 12:26

Përfitimet që i sjell shëndetit konsumimi i borzilokut

Gjethet e borzilokut përdoren në një shumëllojshmëri të përgatitjeve të kuzhinës. Përveç aromës, kjo bimë ruan dhe përmirëson vetitë e ushqimit. Por përfitimet nga konsumi i borzilokut janë më shumë se kaq.

9 përfitimet që sjell konsumimi i borzilokut

Është i mirë për tretje

“Borziloku mund të jetë një ilaç i mirë për dhimbje koke dhe pagjumësi”, shkruhet në një libër shkencor ku flitet për përfitimet e borzilokut. Eugenoli i pranishëm në gjethet e kësaj bime siguron veprim anti-inflamator në traktin e tretjes. Borziloku ndihmon në balancimin e acidit brenda trupit dhe rikthen nivelin e duhur të pH.

Anti-inflamator

Vetitë e forta anti-inflamatore të borzilokut mund të provojnë të shërojnë një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh. Vajrat esenciale të fuqishme, duke përfshirë eugenol, citronellol dhe linalool, ndihmojnë në uljen e inflamacionit. Vetitë anti-inflamatore të borzilokut mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, artritit reumatoid dhe problemeve të zorrëve. Konsumi i borzilokut mund të lehtësojë ethet, dhimbjen e kokës, të fytit, të ftohtin, kollën, gripin.

Lufton aktivitetin e radikaleve të lira

Borziloku përmban një gamë antioksidantësh natyralë, të cilët mund të ndihmojnë në mbrojtjen e indeve të trupit nga dëmtimi i radikaleve të lira. Radikalët e lirë janë atome të paqëndrueshme. Për t’u bërë të qëndrueshme, ata marrin elektronet nga atome të tjera dhe formojnë zinxhirë. Këto zinxhirë të radikaleve të lira shkaktojnë stres oksidativ në trup dhe shkaktojnë më shumë dëme në qeliza. Për të reduktuar stresin oksidativ në trup, duhet të rritet marrja e antioksidantëve. Borziloku përmban dy antioksidantë të rëndësishëm flavonoid të tretshëm në ujë, të njohur si orientin dhe viceninare. Këto antioksidantë të fuqishëm forcojnë sistemin imunitar, mbrojnë strukturën qelizore, ADN-në dhe ngadalësojnë plakjen e lëkurës.

Përfitimet e lëkurës

Vaji i fuqishëm i borzilokut ndihmon në pastrimin e lëkurës në thellësi. Gjithashtu ndihmon në heqjen e papastërtive që bllokojnë poret. Bëni një pastë me gjethe borziloku të shtypura dhe ujë  të ftohtë. Aplikoni pastën në fytyrë dhe lëreni për 20 minuta. Kjo metodë parandalon formimin e akneve.

Lufton Depresionin

Bima besohet të stimulojë neurotransmetuesit që rregullojnë hormonet përgjegjëse për nxitjen e lumturisë dhe energjisë. Vetitë e saj anti-inflamatore dhe imunitare ndihmojnë gjithashtu në menaxhimin e stresit.

Menaxhimi i diabetit

Konsumi i borzilokut mund të rezultojë në lirimin e ngadaltë të sheqerit në gjak, që është shumë thelbësor për diabetikët. Kjo bimë ka ngarkesë shumë të ulët glicemike. Vaji esencial i pranishëm në borzilok gjithashtu ndihmon në reduktimin e niveleve të triglicerideve dhe kolesterolit, që është një faktor i vazhdueshëm i rrezikut për diabetikët.

Mbështet funksionimin e mëlçisë

Vetitë e fuqishme detoks të borzilokut mund të bëjnë mrekulli për shëndetin tuaj të mëlçisë. Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm për trupin, pasi ajo luan një rol vendimtar për metabolizmin. Borziloku mund të ndihmojë në parandalimin e krijimit të yndyrës në mëlçi dhe për ta mbajtur të shëndetshme.

Zorrë të shëndetshme

Borziloku gjithashtu ndihmon në rivendosjen e niveleve natyrore të pH të trupit dhe ushqen bakteret e shëndetshme brenda mikroflorës së zorrëve. Një florë e shëndetshme e zorrëve rrit imunitetin dhe nxit tretjen e shëndetshme.

Shëron problemet e barkut

Është një ilaç tradicional për të trajtuar një sërë problemesh të stomakut përveç dispepsisë. Konsumi i borzilokut mund të ndihmojë në reduktimin e fryrjes dhe mbajtjen e ujit.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top