Studim

October 17, 2020 | 8:08

Kujdes me higjienën! Ja sa gjatë mbijeton koronavirusi në sipërfaqet e kartmonedhave dhe celularëve

 

Agjencia Kombëtare e Shkencës në Australi ka zbuluar se Sars-CoV-2, virusi përgjegjës për Covid-19, mund të mbijetojë deri në 28 ditë  në sipërfaqen e kartëmonedhave, aparatet e celularëve, apo në çelik dhe inoks. Studimi zbuloi gjithashtu se virusi mbijetoi më gjatë në temperatura të ulëta.

Në 20 gradë Celsius, virusi shfaqet “jashtëzakonisht i ashpër” në sipërfaqe të lëmuara, siç janë ekranet e celularëve dhe mund të mbijetojë për 28 ditë në kartëmonedha dhe qelq, çelik dhe plastikë.

Në 30 gradë periudha e mbijetesës bie në shtatë ditë dhe në 40 gradë  bie në vetëm 24 orë.

Prania e virusit në sipërfaqe poroze si pambuku është më pak e qëndrueshme, deri në 14 ditë në temperaturat më të ulëta dhe më pak se 16 orë në më të larta, një periudhë kjo “dukshëm më e gjatë” sesa supozohet nga studimet e mëparshme, sipas të cilave virusi mund të mbijetonte deri në katër ditë në sipërfaqe jo poroze.

Trevor Drew, Drejtori i Qendrës australiane për Gatishmërinë e Sëmundjeve, specifikoi se studimi u krye me mostra të zbutura të  virusit të vendosura në materiale të ndryshme dhe me një metodë “jashtëzakonisht të ndjeshme”, e cila gjeti gjurmë të virusit edhe pas një kohe të gjatë ne telefona dhe në gjendje për të infektuar.

“Kjo nuk do të thotë se ajo sasi virusi është në gjendje të infektojë njeriun. Por nëse një person prek këto materiale dhe pastaj prek gojën, sytë ose hundën mund të kontraktojë sëmundjen edhe më shumë se dy javë pas ndotjes së objekteve “.

Rezultatet e studimit me titull “Efekti i temperaturës në qëndrueshmërinë e Sars-Cov-2 në sipërfaqet e zakonshme” u botuan nga “Virology Journal”.

 

 

Burimi / Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top