Këshilla & Arsye

November 14, 2017 | 9:52

Kujdes nga aparatet celularë, ja pasojat e përdorimit të tepërt!

Me zhvillimin që po pëson teknologjia çdo ditë e më shumë, na duhet të ndeshemi me valët elektromagnetike, të cilat përbëjnë rreziqe nga më të ndryshmet për shëndetin tonë. Përveç valëve të dritës, në ambientet ku qëndrojmë apo punojmë, dashur padashur prekemi nga valët e prodhuara artificialisht si nga stacionet e radios, televizorët, aparatet celularë e kompjuterët. Të gjitha këto valë transmetojnë energji në një masë të caktuar që shkaktojnë efekte mbi organizmin tonë.

1 shutterstock_167956958

Rrezikshmëria    

Elektromagnetizimi është një ndotje e “padukshme” me dëmtime serioze që mund të çojnë deri në zhvillimin e tumoreve, veçanërisht te fëmijët. Por ky problem “harrohet” nga shoqëria pasi jemi vetë ne përdorues të kësaj teknologjie. Agjencia Rajonale për Ambientin dhe Instituti i Lartë për Kërkimet Ambientale në Itali, pas studimeve të kryera arritën në konkluzionin se shtimi i antenave të ripetitorëve të frekuencave, arrin akses më të shpejtë në internet, por shton probabilitetin e prekjes nga sëmundjet. “Ne jemi të ekspozuar 100 milionë herë më shumë se stërgjyshërit tanë ndaj rrezatimit radioaktiv”,-citon Gazeta Shqiptare librin “Zapped” të autores Dr. Ann Louise Gittleman. Hulumtuesit në Institutin Kombëtar për Shëndetësinë kanë zbuluar se vetëm mbajtja e një celulari aktiv afër kokës për 50 minuta, prodhon ndryshime të dukshme në metabolizmin e trurit. Prof. Girish Kumar ka thelluar kërkimet e tij mbi radiacionin e telefonisë celulare dhe efektet e saj, e ka dalë kundër përdorimit të shpeshtë të telefonave celularë , sepse përdoruesve iu shtohet risku nga kanceri, tumoret e trurit dhe rreziqe të shumta të tjera për shëndetin. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë i klasifikoi telefonat celularë si burim i mundshëm kancerogjen.


Pasojat

Kur një person e përdor telefonin celular për 50 minuta pa ndërprerje, indet e trurit nga ana e celularit metabolizojnë më shumë glukoze krahasuar me krahun tjetër. Dëmet e shkaktuara nga valët elektromagnetike të celularëve, mund të prekin edhe sterilitetin te meshkujt. Doktoresha Fiona Mathews doli në konkluzionin se sperma e atyre që mbanin telefonin në xhepin e përparmë, ishte 8% më e keqe në krahasim me të tjerët. Ndaj dhe do të ishte tepër e këshillueshme që të hiqni dorë nga zakoni i të mbajturit telefonin në xhepat e para të pantallonave, më mirë mbajeni në xhepat e pasme. Radiacioni i celulareve është tepër i rrezikshëm edhe për fëmijët dhe gratë shtatzëna.

Parandalimi

-Telefonat celulare duhet t’i mbani në çantë, larg nga organet vitale, si dhe mos i mbani në xhepa.
-Të mos mbahet telefoni celular afër, nën jastëk, gjatë gjumit.
-Te shkurtohet koha dhe numri i telefonatave që bën duke përdorur telefonin celular.
-Të përdoren kufjet, sepse edhe me disa centimetra distancë, fusha elektromagnetike bie dukshëm në intensitet.
-Në shtëpi të përdoren telefona me tela të modës së vjetër, në vend të atyre bashkëkohorë pa tela.
-Të mbahet laptopi larg nga prehri, të vendoset në tavolinë .
-Të largohen të gjitha, apo shumica e pajisjeve elektrike nga dhoma e fjetjes.
-Të konsumohen ushqime dhe suplementare antioksidues, për të luftuar radikalet e lira që valët elektromagnetike krijojnë.
-Të përdoret teknologji tokëzimi për të stabilizuar ritmet elektrike të trupit dhe minimizuar efektet e interferencës së frekuencave elektromagnetike.
-Të mos qëndrohet gjatë pranë antenave të repetitorëve. Mirë është që këto antena të mos jenë pranë zonave të banuara.
Duke ndjekur hapat e mësipërm, propabiliteti për t’u prekur nga sëmundjet që shkaktojnë valët eletromagnetike zvogëlohet.

 

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com