Këshilla & Arsye

April 21, 2020 | 8:04

Kujdes, ushtrimet e tepërta dobësojnë imunitetin

Pas shpërthimit të Pandemisë së virusit COVID-19 dhe izolimit në shtëpi, shumë instruktorë kanë sugjeruar që për të mbajtur trupin në formë të bëjmë aktivitet fizik brenda në shtëpi.

Por të paturit më shumë kohë ka bërë që njerëzit të abuzojnë, duke bërë më shumë stërvitje, por duhet patur parasysh që niveli i moderuar i stërvitjes e rrit fuqinë e imunitetit, ndërsa tejkalimi mund ta dobësojë atë dhe ky nuk është një lajm i mirë në mes të një shpërthimi virusi që ka marrë jetë njerëzish

Ekspertët kanë zbuluar se nëse kalohet kufiri i stërvitjes së moderuar, trupi bëhet më i ndjeshëm dhe më i prekshëm ndaj sëmundjeve.

Eksperti David Nieman thotë se deri në 90-minuta stërvitje, imuniteti është i fortë. Por kjo nuk do të thotë që gjatë kësaj kohe të punosh vetëm me vegla me peshë të rëndë dhe të mbilodhesh, por duhet përfshirë edhe stretching dhe lëvizje të moderuara aerobike.

‘Trupi ka një nivel të caktuar energjie me burimin kryesor glikogjenin. Truri regjistron mungesën e glikogjenit dhe më pas ju merrni përgjigjen e imunitetit negativ’.

Një terapist fizik dhe instruktor amerikan thotë se ata që duhet të tregojnë më shumë kujdes janë personat që nuk kanë bërë më parë ushtrime.

‘Në çdo cikël tre-ditor, dy prej tyre duhet të jenë stërvitje mesatarisht intensive, ndjekur nga një ditë pushimi. Të bëhen lëvizje të thjeshta, si push-ups dhe lungs. Duhet të monitoroni trupin, rrahjet e zemrës. Trupi nuk duhet sforcuar sidomos kur ndiheni të lodhur’.

Gjithashtu ai këshillon personat që mund të jenë infektuar dhe nuk e dinë: Nuk është strategji e mirë të stërvitesh shumë nëse je me Covid-19 dhe nuk je në dijeni për këtë. Por nëse përjeton simptoma të Covid-19, nuk duhet të bësh fare ushtrime por të kërkosh ndihmë tek autoritetet shëndetësore.

 

Burimi / Panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top