Në fokus

October 22, 2018 | 12:00

Kujdes! Zbulohen nivele të larta të arsenikut në disa produkte ushqimore për bebe

Nivele të rrezikshme të arsenikut janë gjendur në 7 produkte me përmbajtje orizi, të shitura nëpër supermarkte dhe shumë të konsumuara nga fëmijët.

Testet e kryera në 26 produkte të ndryshme të orizit, në kuadër të programit Channel 4’s Food Unwrapped, zbuluan se thuajse treçereku i këtyre produkteve i thyenin rregullat e BE-së për sigurinë.

Eksperti Andy Meharg rekomandon prindërit që mos t’i ushqejnë foshnjat me më shumë se 30 gramë produkte me përmbajtje orizi në ditë – rreth 3 lugë gjelle.

“Unë nuk do t’i ushqeja fare foshnjat me oriz”, shprehet ai për Daily Mail. “Si prind, nuk do ta ndërmerrja këtë risk”.

Profesor Meharg, nga Universiteti Belfast, thotë se përqendrimet sado të vogla të arsenikut mund të kenë disa pasoja në zhvillimin e sistemit imunitar të fëmijës, rritjet dhe koeficientin e inteligjencës.

Disa ushqime përmbajnë në mënyrë natyrale nivele të ulëta të arsenikut, megjithatë orizi ka nivele më të larta sepse rritet në fusha me shumë ujë ku absorbohet më lehtë.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top