Këshilla & Arsye

October 22, 2018 | 12:08

Shenjat që tregojnë se vuani nga problemet e zemrës

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rreth 610,000 njerëz vdesin çdo vit nga problemet e zemrës. Burrat dhe gratë janë të prekur nga sëmundjet e zemrës për arsye të ndryshme që lidhen me mënyrën e jetesës. Megjithatë, ka shumë shenja dhe paralajmërime që na informojnë për problemet e zemrës që duhet t’u kushtojmë më shumë vëmendje.

Dhimbja në shpatull: Tek meshkujt mund të jetë vetëm nga njëra anë dhimbja ndërsa tek femrat nga të dyja. Kjo ndodh sepse dhimbja nga zemra juaj shkon në kurriz ku nervat e trupit tuaj janë të lidhura. Truri juaj bëhet i hutuar dhe mendon se dhimbja vjen nga krahu dhe shpatulla. 

Kollitja mund të rrjedhë nga çështje të ndryshme dhe mund të jetë gjithashtu një shenjë e sëmundjes kardiovaskulare. Kollitja e vazhdueshme në të cilën mund të shihni dhe gjak tregon që keni probleme me zemrën.

Kur zemra juaj nuk po pompon mirë, lëngu nga enët e gjakut rrjedh në indet përreth dhe këmbët tuaja janë vendet më të zakonshme ku mund të ndjeni fryrje për shkak të peshës. Kjo është një simptomë shumë e zakonshme në mesin e pacientëve me sëmundje zemre dhe ju duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë.

Disa studime kanë treguar se njerëzit që vuajnë nga ankthi ekstrem në jetën e tyre janë të prirur ndaj sëmundjeve të zemrës. Ankthi mund të shkaktohet nga një mënyrë jetese me shumë probleme dhe çrregullime të ndryshme.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top