Për ta mirëmbajtur freskinë dhe butësinë e lëkurës, si dhe për t’u dukur seksi dhe brilante çdo mëngjes, është e rëndësishme të kujdeseni për lëkurën para se të bini në gjumë.
Përveç se duhet ta largoni makijazhin dhe ta pastroni fytyrën çdo natë para se të flini, është e këshillueshme që t’i bëni edhe disa trajtime ekstra për lëkurë të bukur.
Fillimisht duhet të gjeni një krem që i përshtatet llojit tuaj të lëkurës. Duhet të keni kujdes sepse nëse zgjidhni kremin e gabuar, ju do të keni efekt të kundërt.
Aplikojeni kremin e natës çdo herë pasi e pastroni makijazhin dhe fytyrën.
Edhe maskat me argjilë janë ideale për ushqimin e lëkurës para fjetjes. Për një lëkurë më të mbushur dhe më të shëndetshme në mëngjes, aplikojeni maskën e argjilës në fytyrë disa herë në javë para fjetjes, pastrojeni me ujë dhe lubrifikojeni fytyrën me krem nate.
Në fund, lëkurës i duhet shumë vitaminë C, sepse ajo vitaminë ndihmon në prodhimin e kolagjenit.
Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm vitamina gjatë ditës, atëherë para se të flini pini një hap me vitaminë C për një pamje të bukur dhe shkëlqyese në mëngjes.
Burimi / http://www.gazetamonitor.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.