Këshilla & Arsye

October 13, 2017 | 10:24

Kujtesa e dobët ju bën më të zgjuar

Harresa e detajeve të parëndësishme ju ndihmon të merrni vendimet që kanë rëndësi.

harrese

Ndërkohë që mund të mendoni se të kesh një kujtesë të keqe do të ishte një pengesë, një studim sugjeron se mund të jetë krejt e kundërta, veçanërisht kur është fjala për inteligjencën.

Studiuesit sugjerojnë se qëllimi i kujtesës mund të mos jetë për të transmetuar informacion të saktë me kalimin e kohës, por që të mbajë vetëm informacion të vlefshëm.

Gjetjet tregojnë se harresa është po aq e rëndësishme sa të kujtojmë se si krijojmë dhe ruajmë kujtime.

Hulumtuesit nga Universiteti i Torontos shikuan literaturën mbi kujtimin, të njohur si këmbëngulja, dhe kërkime më të reja për harresën, të njohur ndryshe si tranzicioni.

Dr Blake Richards, i cili bashkë-udhëhoqi studimin, tha: “Është e rëndësishme që truri të harrojë detaje të parëndësishme dhe në vend të kësaj fokusohet në gjërat që do të ndihmojnë në marrjen e vendimeve në botën reale”.

Dr. Paul Franklan, shprehet: “Ne kemi shumë dëshmi nga hulumtimet e fundit se ekzistojnë mekanizma që nxisin humbjen e kujtesës dhe se këto janë të ndryshme nga ato të përfshira në ruajtjen e informacionit”.

Një nga këto mekanizma është gjenerimi i neuroneve të reja nga qelizat burimore.

Kjo mund të shpjegojë pse fëmijët, truri i të cilëve është ende në zhvillim, harrojnë aq shumë informacione.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top