Lifestyle

October 22, 2018 | 12:17

‘Kujtesa ime është e mjegullt’, aktorja e njohur flet për diagnostikimin e saj me sklerozë të shumëfishtë

Aktorja amerikane Selma Blair ka zbuluar me anë të një postimi në Instagram se vuan nga skleroza e shumëfishtë.

 “Kam sklerozë shumëfishtë… Jam person me aftësi të kufizuara… Kujtesa ime është e mjegullt… “, shkruan Blair në Instagram.

Aktorja 46-vjeçare shton se ishte diagnostikuar në gusht nga neurologu Jason Berkley.

“Kisha simptoma prej vitesh, por nuk i kisha marrë seriozisht… Kjo ndoshta edhe para 15 vitesh”, thekson Blair.

Skleroza e shumëfishtë është një sëmundje kronike që prek sistemin nervor qendror dhe për të nuk ka një kurë të njohur.

Blair ka shkëlqyer në filmat “Cruel Intentions,” “Legally Blonde” dhe “Hellboy”.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top