Këshilla & Arsye

May 1, 2018 | 8:48

Kumbulla e shpirtit, shahine, ja vlerat shëndetësore pse duhet t’i konsumoni

Fundi i Prillit, Maji dhe Qershori janë muajt e vetëm të vitit për të shijuar kumbullat shahine. Të gjithë i kujtojnë si kumbullat e fëmijërisë dhe secili mban mend me saktësi se sa copë blije me një monedhë. Kumbullat shahine janë ato të rrumbullaktat e gjelbra, shpesh të tharta dhe aspak të buta në kafshim që të gjithë ja kujtojmë shijen.

kumbulla

Emri Kumbull shahine është përcaktim shqiptar, në të vërtetë në botë emri i tyre ‘Janerik’ dhe vjen nga turqishtja e vjetër. E gjitha kjo e ka një kuptim të mrekullueshëm.

Janerik do të thotë thjesht Kumbulla e Shpirtit.

Kumbulla shahine përmirëson sistemin tretës dhe forcon trupin që të jetë më rezistent ndaj sëmundjeve.

Ruan shëndetin e zemrës, parandalon ngritjen e kolesterolit në gjak, atakun në zemër, çrregullimet e rrahjeve të zemrës. Këto fruta ndihmojnë sistemin tretës, lëvizjen dhe pastrimin natyral të zorrëve. Përmirëson shikimin.

Ngrënia e tre kokrrave kumbulle jeshile në ditë, zvogëlon rrezikun e degradimit molekular. Kumbullat mbrojnë oksidimin e kolesterolit në enët e gjakut dhe aktivizojnë punën e veshkave. Ato ndihmojnë formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ndalojnë aneminë.

Kumbullat shahine largojnë toksinat nga trupi dhe lodhjen. AgroWeb.org raporton se ato janë të dobishme për të sëmurët me diabet dhe funksionojnë edhe si parandaluese e tij. Kumbulla ndihmon për shëndetin dhe formimin e kockave, përmirësojnë densitetin e tyre që shkaktohet nga mosha. Ndihmojnë shëndetin e sistemit nervor, përmirësojnë kujtesën, largojnë stresin, përmirësojnë gjumin dhe oreksin.

Me bollëkun e vitaminave që ato kanë, kumbullat shahine parandalojnë infeksionet, janë të dobishme për gratë shtatzëna, shëndetin e qelizave të gruas dhe zhvillimin e kockave të fëmijës.

Burimi AgroWeb.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top