Studim

May 1, 2018 | 8:51

POSTA nga Denata Toçe: vuani nga nëna tiranike? Merrni forcë dhe përballuni më vështirësinë!

Jam një 20-vjeçar duke u diplomuar për drejtësi. Prej shumë vitesh situata me prindërit e mi ka degjeneruar: që nga klasa e parë janë zhgënjyer nga notat e mia me mesataren 7, nëna më bërtiste, më rrihte dhe nuk ndalte. Më fyente edhe inteligjencën etj. Deri në klasën e tretë edhe babai sillej si ajo. Aktualisht jam në vitin e dytë të shkollës dhe kritikat e tyre të ashpra janë po njësoj. Këto gjëra ndikojnë negativisht tek unë. Mos është faji im që formimi që kam më “ndëshkon” me këtë lloj vlerësimi tek ata?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

I dashur lexues, keqardhja ime ndërsa lexoja letrën tuaj nuk është për ju, përkundrazi, për prindërit tuaj dhe të gjithë ata që ushtrojnë “edukim” të ngjashëm mbi fëmijët e tyre. Ju fatkeqësisht nuk jeni personi i parë që dëshmoni për këtë fenomen.

Metodat autoritariane janë më problematiket të stilit të prindërimit. Ky model strikt shprehet me kërkesa prej prindërve ndaj fëmijëve, por nuk ka thuajse fare përgjigje, argumente ndaj këtyre kërkesave “do ta bësh dhe pikë”.

 

CAMPY PICTURE OF MIDDLE AGED WOMAN

Këta prindër priren të jenë ndëshkues, prindërit me hije të rëndë, që nuk i japin shumë shpjegime, feedback fëmijës mbi kërkesat e tyre. Kështu krijohet një represion i madh dhe shumë i rrezikshëm për gjendjen psikoemocionale të fëmijëve. Erikson sugjeron se vitet e shkollës janë themeltare për formimin e vetëbesimit mbi arritjet e njeriut. Nëse përmasat e represionit për ju kanë qenë që në moshë të vogël, besimi për suksesin tuaj që në gjërat e vogla duket se ka qenë i prekur, i pasigurt dhe si rrjedhojë, i prirë të mos gjenerojë precizion.

Sigurisht, jo për fajin tuaj, por për arsye të cilat ju vetë i shprehni dhe në letër. Vitet e shkollës nuk ju kanë dhënë rezultatin. Suksesit të zellit për punë, ndaj dhe vetëbesimi juaj është lëkundur.

Në rastin tuaj është e udhës që të merrni një mbështetje profesionale për t’u përballur me realitetin dhe për të përqafuar ato forca aq të vlefshme dhe të bukura brenda jush, ato që fatkeqësisht prindërit tuaj nuk ua kanë vlerësuar në mënyrën e duhur.

Ju do t’ia dilni mjaft mirë, nuk janë veprimet strikte të prindërve tuaj ato që duhet të përcaktojnë se sa vleni dhe ju nuk keni asnjë faj mbi formimin që keni. Mendimet mbi fajin që keni, janë irracionale dhe të padrejta. Merrni forcë dhe përballuni më vështirësinë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top