Në fokus

December 8, 2018 | 10:46

Kungulli parandalon përhapjen e kancerit

Kungulli është një perime, nga e cila sigurohen një mori përfitimesh shëndetësore të tilla si aftësia për të penguar avancimin e kancerit, për të përmirësuar shikimin, për të mbrojtur shëndetin kardiovaskular, për të rritur imunitetin, për të përmirësuar dendësinë minerale të kockave dhe për të ndihmuar në humbjen e peshës.

Me nivele të larta të vitaminës C, kungulli mund të stimulojë prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat janë linja e parë e trupit në mbrojtjen kundër infeksioneve dhe patogjenëve të huaj. Kungujt janë çuditërisht të ulët në kalori, duke i bërë ata idealë për njerëzit që janë duke u përpjekur për të humbur peshë. Ndërsa përmbajtja e tyre e fibrave dietike nuk është aq mbresëlënëse sa disa perime të tjera. to mund të ndihmojnë në reduktimin e oreksit gjatë ditës.

Me sasi të konsiderueshme të beta-carotene, lutein dhe zeaxanthin, konsumimi i kungullit është mënyra më e mirë për të përmirësuar shikimin, pasi këta antioksidantë mund të ngadalësojnë përparimin e degjenerimit makular dhe të katarakteve.

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top