Lifestyle

January 6, 2016 | 13:47

Kupa e “Dancing With the Stars” fut në sherr Dorina Memën dhe Ambra Medën

“Dorina ishte ndër konkurrentet më të mira, por jo sa për ta fituar”. Ka qenë kjo deklarata gjatë një interviste të finalistes Ambra Meda, ajo që ka bërë të reagojë “ashpër” fituesen e spektaklit “Dancing With The Stars” Dorina Mema.

Dorina Mema si personazh i spikatur dhe në faqet e revistës “Psikologjia” për marrëdhënien e saj me baletin dhe jetën private, arriti të triumfojë pas 12 javësh spektakël me trofeun e vendit të parë. Por, me sa duket, ky vlerësim nuk i ka pëlqyer aspak një prej konkurrenteve të tjera, Ambra Medës, e cila e ka kontestuar këtë vendim të jurisë një javë pas përfundimit të spektaklit. Debatit të hapur tashmë, si pjesëmarrëse në këtë konkurs kërcimi, Dorina i është kundërpërgjigjur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. Ajo shkruan: “Postet e Ambrës: komentet pas shpine e buzëqeshjet e komplimentet para fytyrës, na dhimbsej, e mbështetëm të gjithë, si gjithë shqiptarët që kauzat na prekin, më kujtohej balerini i saj kur thoshte: do Zoti shkojmë në finale, kur ndërronte lëvizjet se Ambra si bënte dot, ai e mbante me pekule, dhe në ka meritë që Ambra hyri në finalë është e Jurgenit, por këtu konkurronin Vip-at, jo balerinët… E dashur Ambra, mos kërko më tepër nga Zoti se ç’të ka dhënë, danci është zhanër sportiv dhe fiziku yt nuk ishte gati për këtë sprovë… Për mëshirë unë ta fal kupën, se Zoti për mua ka shkruajtur fitore të tjera: të jap një këshillë, unë që sot po korr fitore, kam pranuar më përpara humbje. Mësohu të pranosh të vërtetat, se fitoret fallco të çojnë në gremina…”.

Megjithatë vetë Ambra ka bërë një sqarim më herët, duke u shprehur se fjalët e saj janë keqinterpretuar.

Dje dhashë një intervistë për Gazetën Shqiptare dhe sot çuditem me titullin kaq egoist: “Ambra Meda, fitoren e meritova unë”.Eksperienca më e bukur e jetës time është “Dancing With the Stars” dhe kur mora pjesë synimi im ishte të kënaqesha kryesisht. Unë nuk isha perëndesha, më e mira e të mirëve dhe nuk mund të them se e meritova unë fitoren. Të gjithë jemi munduar e kemi konkurruar fort dhe do donim të ishim fituesit, por fundja një do ta merrte atë trofe. Për mua është fitore të kërcesh e marrësh pjesë në një sfidë kërcimi pas gjithë atyre vështirësive. Të takosh e bësh miq, yje që më parë i ndiqje me adhurim nga ekrani.

Fitorja ime është të jem mirë dhe të jetoj jetën si çdo njeri.

Gazetarët shkruajnë titujt sa më të goditur për të tërhequr lexues, këtë e kuptoj, por ju lutem o gazetarë të dashur, mendoni se dhe ne që i lexojmë ndihemi keq për gjëra që nuk i kemi thënë në atë kuptim!”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top