Marrëdhënie

January 6, 2016 | 14:08

Marrëdhëniet në punë: jo vetëm fantazi erotike!

Nga: Besarta Taçi

Arritjet profesionale, bashkëpërjetimi i problemeve, afërsia fizike dhe dëshira për të arritur atë që zakonisht është e ndaluar, janë disa nga aspektet e marrëdhënies seksuale në vendin e punës. Ndonëse për dikë mbetet vetëm një fantazi seksuale ajo e marrëdhënies me një koleg apo me vet shefin, për dikë tjetër është realiteti i përditshëm. Në një qendër pune me 694 punonjës të moshës 25-55 vjeç, 40% e tyre është përgjigjur që të paktën një herë ka pasur marrëdhënie seksuale në vendin e punës me një koleg. Femrat janë përgjigjur që ndjeheshin më produktive dhe në 65% të rasteve, ndjeheshin më të motivuara për të punuar. Seksi në vendin e punës është një fantazi seksuale e imagjinuar shpesh sepse përmban një miks shpërthim befasie, dëshirë për të thyer rregullat e moralshme, frikën e flagrancës, ndërlikimin e sekretit dhe dëshirën për të mposhtur hierarkitë profesionale. Shpeshherë mbeten vetëm raporte seksuale në formë loje, ndonjëherë tjetër transformohen në diskriminim dhe licencime dhe në raste të rralla formojnë një marrëdhënie edhe përtej ambientit profesional. Edhe pse në mënyrë sipërfaqësore, plotësimi i një fantazie seksuale me një koleg mund të duket shumë zbavitëse, specialistët e sektorit rekomandojnë shumë kujdes, sepse jeta profesionale dhe ajo personale kërkojnë së bashku shumë dedikim nga momenti që të dyja ndërthuren në të njëtin kontekst, mund të kthehen në stres me veten dhe jo vetëm. Në këto marrëdhënie ekziston realisht mundësia që njëri nga partnerët të dashurohet, dhe tjetri mund mos t’i përgjigjet po të njëjtës ndjenjë, dhe nga momenti që çifti zgjidhet, duke vazhduar të kalojë shumicën e kohës bashkë në punë, puna mund të kthehet vendi i fundit që do dëshironit të shkoni çdo ditë. Është pse është vërtetuar që në jetën reale dhe të përditshme zakonisht duhen 6 deri në 12 muaj për të gjetur dhe njohur një partner, në ambientin e punës duhen mesatarisht 4 muaj. Të ndash po të njëjtat objektiva, të diskutosh po të njëjtat probleme profesionale, të jetosh çdo ditë në të njëjtin kontekst ndihmon kolegët në afrimitetin psikofizik dhe ndonjëherë pikërisht kjo shumëllojshmëri arsyesh plus tërheqja fizike mundëson edhe konsumimin e raporteve seksuale në ambientet e punës edhe jashtë saj.

Por kujdes nëse nuk zbatoni punën duke bërë seks mund edhe të liçensoheni!

Cilat janë rreziqet e marrëdhënieve në punë?

Aktualisht në Shqipëri nuk ekziston një ligj i miratuar që ndalon marrëdhëniet seksuale në vendet e punës, por çdokush mund të rrezikojë largimin nga momenti që lë punën, ose nuk zbaton oraret e detyrueshme për të bërë seks . në këto raste heqja nga puna është për një “çështje të drejtë”! në ambientet e vogla është shumë e thjeshtë që këto marrëdhënie të merren vesh e të diskutohen nga kolegët. Shpeshherë kolegët e punës diskriminojnë dhe diskutojnë profesionalitetin e personave të implikuar. Prandaj është shumë e rëndësishme mos të lihet kurrë pas dore detyrimin për të cilin jeni punësuar. Askush nuk i shikon me sy të mirë këto lidhje. Zakonisht mendohet se partnerët punojnë pak dhe i gjithë stafi duhet të punojë më shumë për të përballuar mangësitë dhe mungesat. Nëse njëri nga partnerët ka një rol më të lartë në hierarkinë profesionale, kolegët mund të mendojnë se partneri mund të mbahet me “hatër” dhe çdo lloj promovimi në karrierë mund të mendohet se është fryt i raportit intim dhe jo i meritës. Nëse çifti zgjidhet, është i detyruar të vazhdojë të punojë së bashku duke toleruar situata aspak të këndshme, si afrimiteti me kolegë të tjerë ose lidhje të reja. Rreziku që çdo gabim që ndodh në kontekstin e punës t’i fajësohet ish-lidhjes është i madh, duke vazhduar kontaktin në mënyrë të detyrueshme edhe mund të ndodhin grindje apo konflikte. Në këtë fazë, shumica e personave kërkon transferimin ose largimin, disa të tjerë përballojnë konfliktet, sepse i japin rëndësi punës.

Po kur lidhja vazhdon edhe jashtë orarit të punës?

Nëse kolegët vendosin se ka ardhur momenti të njihen edhe jashtë kontekstit profesional, jo çdo gjë është kaq e thjeshtë. Ndonjëherë takimet e jashtme mund t’i ngjajnë vetëm një orari të përzgjatur pune dhe lidhja ka për bazë profesionin. Në këto raste kur vendosni të njihni partnerin, këshillohet të fokusoheni te personi dhe jo te profesionisti, aspektin e punës e shihni çdo ditë, mundohuni të zbuloni aspektet e personalitetit që akoma nuk i njihni. Vendosni rregulla ku jashtë ambientit profesional ndalohet të flitet për punën. Por pikërisht në këtë fazë mund të zbuloni që pikat e përbashkëta janë të pakta, që partnerit i preferoni anën profesionale. Një rrezik tjetër i marrëdhënieve në punë i përket “ngritjes në detyrë” apo “ngritjes së rrogës” mund të gjendeni rivalë në këtë aspekt dhe do ju duhet ta përballoni këtë situatë. Edhe pse në fazën e parë marrëdhëniet në punë mund të na motivojnë më shumë për të shkuar në punë çdo ditë e mund të na japin energjinë e duhur për të përballuar orarin, është shumë i vështirë ekuilibri mes anës profesionale dhe intime, niveli i lartë i rrezikut dhe stresit janë të pashmangshme dhe ndjesi emotivisht negative kur lidhja përfundon.

Po kur partneri është shefi?

Përtej elementëve që u sapo përmendëm kur marrëdhëniet konsumohen me shefin, rrezikshmëritë rriten, largimin nga puna kur mbaron lidhja është i drejtpërdrejtë, duke përmendur rastet e akuzave seksuale (kur punonjësja është femër), stalking, apo rastet kur ai/ajo ka një familje e cila zbulon lidhjen. Mos harrojmë shfrytëzimin profesional dhe pasojat psikike që ajo sjell. Edhe pse korniza e përshkruar duket tragjike, kjo i përket realitetit. Mos harroni që 40% e punëtorëve ka pasur marrëdhënie e vazhdon t’i ketë në ambiente pune. Kjo tipologji lidhjeje kërkon shumë lojë dhe sa më pak implikim emocionesh, duke mos lënë kurrë pas dore punën.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top