Këshilla & Arsye

June 18, 2020 | 8:02

Kur depresioni nuk është vetëm në kokën tuaj, 5 simptomat që duhen mbajtur parasysh

Depresioni dhemb. Jo vetëm mendërisht, por edhe fizikisht. Kjo do të thotë që kur një person është në depresion mund të ketë edhe shumë simptoma fizike që nuk duhet të nënvlerësohen.

Kjo nuk është aspak e parëndësishme. Mjafton të themi se në kulturat ku njerëzit nuk besojnë në ekzistencën e depresionit, për shembull kineze dhe koreane, mund të ndodhë që pacientët të shkojnë te mjeku për të raportuar probleme fizike, shkaku kryesor i të cilave është përkundrazi mendor. Natyrshëm kjo përkthehet në një kurë për simptomat dhe jo shkakun e sëmundjeve. Por cilat mund të jenë simptomat fizike të një gjendjeje depresive?

Kur depresioni nuk është vetëm në kokën, simptomat që duhen mbajtur mend

  1. Lodhja dhe mungesa e energjisë

Lodhja është një simptomë e shpeshtë e depresionit. Momentet e herëpashershme të humbjes së energjisë janë normale, por nëse kjo zgjat me kalimin e kohës duhet të filloni të shqetësoheni. Njerëzit depresivë shpesh ndjehen të lodhur edhe pas tetë orëve gjumë. Por rraskapitja dhe lodhja mund të varen gjithashtu nga viruset dhe infeksionet, kështu që mund të jetë e vështirë të bëhet dallimi midis patologjive të ndryshme. Megjithatë, lodhja mund të jetë treguese e depresionit nëse shoqërohet me simptoma të tilla si trishtim dhe dëshpërim.

  1. Ulja e tolerancës së dhimbjes

Ka raste kur nervat tendosen pa ndonjë arsye të dukshme. Në këtë drejtim, një studim i vitit 2015 tregoi një lidhje mes depresionit dhe uljes së tolerancës ndaj dhimbjeve. Një studim i vitit 2010 kishte treguar se te njerëzit në depresion dhimbja i godet më dhunshëm.

  1. Dhimbje shpine dhe muskujsh

Në mëngjes ndjeheni mirë, por sapo shkoni në shkollë ose në punë shpina juaj fillon të dhemb. Mund të jetë stres, por mund të jetë edhe depresion. Një hulumtim kanadez i vitit 2017 i kryer në një mostër prej një mijë studentësh të universitetit gjeti një lidhje të drejtpërdrejtë mes depresionit dhe dhimbjes së shpinës.

  1. Dhimbje koke

Pothuajse të gjithë vuajnë nga dhimbja e kokës. Ato janë shumë të zakonshme dhe zakonisht nuk kanë shumë kuptim. Ndonjëherë dhimbja e kokës varet nga stresi: në këto raste shumicën e kohës dhimbja e kokës largohet, por nëse stresi vazhdon, dhimbja përsëritet dhe vazhdon.

  1. Shikim i dobët

Hulumtimet e kryera në vitin 2010 në Gjermani treguan se depresioni mund të ketë efekte në shikim. Në këtë rast, “të shohësh gjithçka zi” nuk është thjesht një figurë retorike. Në studimin e kryer me 80 persona, individët që vuanin nga depresioni kishin vështirësi të bënin të dallimin midis të zezës dhe të bardhës.

 

 

Burimi / https://www.pianetadonne.blog/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top