FB

February 1, 2023 | 11:42

Kur është periudha më e mirë për të kryer marrëdhënie intime gjatë ditës apo natës? Ja çfarë thonë studimet

Mund të ndodhë që për shumicën e njerëzve koha ideale për seks është nata, por shkencëtarët kanë një mendim tjetër!

Koha kur njerëzve u pëlqen të bëjnë seks është krejtësisht subjektive.

Megjithatë, fizikisht, seksi në mëngjes është ndoshta më i mirë, pasi në atë kohë të ditës trupi ka nivele më të larta të testosteronit dhe estrogjenit, dy hormonet që ndikojnë në dëshirën seksuale.

Kjo do të thotë se dëshira për seks është më e madhe dhe i gjithë procesi ndoshta u jep më shumë kënaqësi partnerëve.

Rritja e hormoneve seksuale

Nivelet e testosteronit te meshkujt plotësohen gjatë natës dhe për këtë arsye priren të rriten në mëngjes.

Testosteroni, në veçanti, luan një rol kyç në funksionin seksual të meshkujve, duke kontribuar si në ereksionin ashtu edhe në dëshirën për seks, pasi nivelet e tij të rritura në mëngjes çojnë në rritje të dëshirës seksuale, zgjim më të mirë dhe ereksion më të mirë .

Ndërsa, estrogjeni lidhet me dëshirën seksuale tek gratë. Dhe në këtë rast hormoni është i rritur në mëngjes, kur vagina ka rritje të qarkullimit të gjakut për shkak të gjumit dhe lubrifikimit më të madh.

Kjo do të thotë që femrat zgjohen me dëshirën për seks, ndërsa rrjedhja më e madhe e gjakut në klitoris dhe lubrifikimi vaginal mund të nënkuptojnë më shumë ndjeshmëri dhe kënaqësi.

Në mëngjes kemi më shumë energji

Një arsye tjetër që mund ta bëjë më të mirë seksin e mëngjesit është energjia. Në fillim të ditës, rezervat e energjisë së trupit janë plot, çka do të thotë se mashkulli është më vigjilent dhe mund t’i përkushtohet më lehtë seksit.

Faktorët psikologjikë e bëjnë seksin në mëngjes më stresues

Për shumë njerëz, megjithatë, seksi në mëngjes është stres pasi mendojnë për të gjitha gjërat që duhet të bëjnë gjatë ditës.

Ndaj edhe nëse i përkisni kategorisë së njerëzve që zgjohen dhe dalin për vrap, mëngjesi ndoshta nuk është koha më e mirë për ju.

Nga ana tjetër, pasdite, kur keni bërë të gjithë punën e ditës dhe më në fund mund të pushoni, mund ta keni më të lehtë të shijoni seksin.

Disa njerëz, së fundi, priren të mos ndihen mirë me veten në mëngjes, sepse shqetësohen për imazhin e fytyrës ose trupit të tyre.

Përfundimi

Koha më e mirë e ditës për të bërë seks ndryshon nga personi në person dhe nga çifti në çift. Edhe pse rritja e hormoneve e bën seksin më të mirë në mëngjes, faktorët psikologjikë vijnë për të kompensuar gjërat për disa.

Sidoqoftë, është diçka që duhet ta eksploroni, pasi seksi në mëngjes mund t’ju ndihmojnë të filloni ditën me humor të mirë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top