FB

October 26, 2026 | 16:00

Kur fëmija bëhet majmuni që shtyp butonin!

 

Imagjinoni një eksperiment ku një majmun mëson të shtypë një buton për të marrë një banane. Në fillim, rregulli është i qartë: shtyp butonin, merr bananen. Pastaj rregullat ndryshojnë. Ndonjëherë shtyp butonin dhe nuk ndodh asgjë. Herë të tjera, banania bie menjëherë. Çfarë ndodh?

alda-bircaj-okokokMajmuni nuk heq dorë. Përkundrazi, fillon ta shtypë butonin gjithnjë e më shpesh, në mënyrë të përsëritur dhe të vrullshme. Ajo që e mban të lidhur nuk është vetëm banania. Është pritja: “Po tani? Kur do të bjerë banania tjetër?”

Këtu hyn në lojë një mekanizëm i rëndësishëm i trurit: përforcimi i ndërprerë, pra shpërblimi që vjen në mënyrë të paparashikueshme. Shpërblimet e pasigurta mund ta bëjnë sjelljen më këmbëngulëse, sepse truri vazhdon të kërkojë dhe të parashikojë shpërblimin e radhës. Ky mekanizëm është studiuar gjerësisht edhe në lidhje me lojërat e fatit dhe, në forma të ndryshme, me përdorimin e mediave sociale.

Dhe këtu vjen pjesa që na shqetëson më shumë si prindër.

Nëse sot i themi fëmijës: “Mund të rrish në tablet tri orë, sepse jam i/e lodhur”,

dhe nesër: “Jo! Mos e prek fare!”, ne nuk po i japim vetëm një kufi të paqëndrueshëm. Po krijojmë pasiguri. Fëmija nuk e di më se kur do të “bjerë banania”. Prandaj pyet përsëri. Kërkon përsëri. Ankohet përsëri. Provon përsëri. “Po tani? Po tani? Po tani?”

Jo domosdoshmërisht sepse tableti është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër, por sepse rregulli është i paparashikueshëm. Dhe pikërisht këtu qëndron rëndësia e stabilitetit dhe kufijve të parashikueshëm.

femije-me-tablet

Platformat digjitale përdorin shumë mekanizma që e bëjnë shpërblimin të paparashikueshëm: njoftime, “like”, videoja tjetër, përmbajtje të personalizuar, lëvizje pa fund në ekran… Nuk e dimë çfarë do të na presë pas klikimit tjetër. Studimet e fundit e lidhin këtë lloj përforcimi të ndryshueshëm me rritjen e kontrollit të përsëritur dhe të angazhimit, veçanërisht te të rinjtë. Prandaj fëmijës i duhet një rregull që nuk ndryshon sipas lodhjes, humorit apo fajit të prindit.

“Tableti përdoret në këtë orar.”

“Kaq minuta.”

“Pastaj mbyllet.”

Pa “ndoshta”.

Pa “sot po, nesër jo”.

Pa negociata të pafundme.

Sepse kur rregulli është i qartë, fëmija nuk ka pse të vazhdojë të shtypë butonin për të parë nëse këtë herë do të funksionojë.

 

Kufijtë nuk janë armiku i fëmijës

Kufijtë janë ajo që i jep trurit të tij parashikueshmëri, qetësi dhe hapësirë për të mësuar se kënaqësia nuk vjen gjithmonë me një klikim. Dhe ndoshta pyetja më e rëndësishme për ne, të rriturit, është kjo:

A po e mësojmë fëmijën të jetojë…, apo vetëm të shtypë butonin?

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top