FB

July 22, 2022 | 8:00

Kur gjithçka shkon keq, ja çfarë mund të bëni për të fituar çdo sfidë

Secili prej nesh dëshiron të jetë i lumtur, të jetojë një ekzistencë paqësore dhe përmbushëse; dhe kjo është një nga arsyet pse ne luftojmë kundër çdo pengese që na vendos jeta. Ka raste kur gjithçka duket se po shkon keq; gjërat fillojnë të marrin një kthesë të papritur dhe gjithçka duket se po shkon keq. Marrëdhënia me partnerin përfundon, humbasim punën ose më keq një person të dashur, lindin probleme që na komplikojnë jetën dhe gjenerojnë dëshpërim.

Kur gjithçka shkon keq, gjithmonë ka diçka që na bën më të fortë

Elisabeth Kübler-Ross, psikiatre zvicerane, një ditë tha: “Njerëzit më të bukur që kam takuar janë ata që kanë njohur dështimin, vuajtjen, luftën, humbjen dhe kanë gjetur një rrugëdalje nga errësira më e errët. Këta njerëz kanë një vlerë, një ndjeshmëri dhe një kuptim të jetës që i mbush me dhembshuri, përulësi dhe një shqetësim të thellë e të dashur. Njerëzit e bukur nuk lindin nga asgjëja. “

Çfarë mund të mësoj nga kjo histori?

  1. Mësoni të besoni në veten tuaj

Kur nuk besoni në aftësitë tuaja për t’i kthyer gjërat në favorin tuaj, ka shumë të ngjarë që emocionet e zhgënjimit t’ju pushtojnë. Shumë herë priremi të ekzagjerojmë një problem që mund ta zgjidhim lehtësisht.

  1. Mësoni se nuk mund të keni gjithmonë të drejtë

Të gjithëve u pëlqen të kenë të drejtë dhe pothuajse gjithmonë e kemi të vështirë të pranojmë se e kemi gabim. Problemi është se kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet tona shoqërore dhe, shpesh të bëhet shkak stresi, si për ne ashtu edhe për të tjerët.

  1. Mësoni të kujtoni ndjenjat pozitive

Shumë herë lumturia qëndron në qëndrimin tonë. Rikujtimi i atyre momenteve që gjenerojnë ndjenja pozitive tek ju mund t’ju ndihmojë të qartësoheni dhe t’ju ndihmojë të kaloni periudha të vështira. Rrethojeni veten me njerëz pozitivë, të përkushtuar ndaj aktiviteteve që janë të ndryshme nga rutina juaj.

  1. Mësoni të mos ankoheni

A është e mirë ankesa? Nuk e ndryshon situatën, nuk të çon në zgjidhje dhe as nuk të bën të lumtur përkundrazi, vetëm të bën të humbësh kohë të çmuar! Është koha për të hequr dorë nga ankesat dhe për të shmangur trishtimin dhe depresionin. Nëse mbani një qëndrim humbjeje në lidhje me vështirësitë, nuk bëni gjë tjetër veçse largoheni nga qëllimi.

  1. Mësoni të mos kritikoni të tjerët

Secili prej nesh është i ndryshëm nga të tjerët dhe kjo vlen edhe për mënyrën se si mendojmë dhe e shohim jetën. Askujt nuk i pëlqen të kritikohet, aq më pak kur bëhet fjalë për të sjellë negativitet.

  1. Mësoni të pranoni veten

Kur përmirësoni mënyrën tuaj të të qenit, për t’u rritur si person, i bëni mirë vetes. Megjithatë, kur doni të ndryshoni për t’u provuar diçka të tjerëve, e vetmja gjë që do të merrni është të jeni të pakënaqur. Mësoni të pranoni trupin tuaj, karakterin tuaj, personalitetin tuaj. Ju jeni një person unik dhe kjo ju bën të jashtëzakonshëm; nëse dikush mendon se ju nuk jeni perfekt, është problemi i tij dhe jo juaji.

  1. Mësoni të mos fajësoni veten

Vetëndëshkimi është i dëmshëm dhe ju pengon të dilni nga momentet e negativitetit. E di shumë mirë se kur gjithçka duket se po shkon keq, është pothuajse e pashmangshme të fajësojmë dhe të përsërisim vazhdimisht se mund të kishim bërë më mirë. A na ndihmon kjo në diçka?

 

 

Përgatiti K.I / Burimi psicoadvisor.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top