Editorial

April 28, 2018 | 9:52

Kur përveç varfërisë nuk të lë as sëmundja… (Video)

“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi drejt fshatit Dushk-Sektor të Lushnjës. Familja e Fiqiri Kajos na thirri për ndihmë dhe ne shkuam për t’ua dëgjuar hallet. Varfëria është ulur këmbëkryq në shtëpinë e Fiqiri Kajos 68 vjeç. Kryefamiljari është i sëmurë dhe çdo muaj duhet të marrë ilaçet. Fiqiriu është i pafuqishëm edhe për shkak të moshës që ka.

Gjithçka që dëshiron është të ndihmojë fëmijët e tij. Nuk ka mundësi as të vizitojë djalin për sytë. Fiqiriu ka tre fëmijë. Sot ndihet i lënduar pasi nuk u plotëson fëmijëve asnjë kusht “më del gjumi natën për ta, kur fëmijët ikin në shkollë nuk u jap asnjë send me vete”. Zejnepja e ëma, thotë se ka pasur raste kur fëmijët kanë shkuar të uritur në shkollë, pasi nuk i është gjendur asnjë ushqim në banesë. “Nuk kisha çfarë t’u jepja” shprehet ajo. As librat e shkollës nuk ua blejnë dot. Librat fëmijët i kanë të falura dhe të vjetra.

Vajza e madhe është 18 vjeç ka dëshirë të vijoj studimet e larta, por familja nuk ka mundësi financiare. Djali në klasë të gjashtë ka probleme nga sytë, në matematikë djali shkëlqen. Por djali mezi shkruan. Kryefamiljari, Fiqiriu merr një pension të vogël, rreth 10 mijë lekë të reja dhe nuk i përballon dot nevojat e familjes. Me ato çka nxjerrin nga toka gruaja mundohet të sajojë ushqim. “Gatuaj makarona dhe oriz, por edhe ato rrallë pasi nuk dalin” thotë gruaja.

Alidioni në klasën e gjashtë ka probleme në shikim. Mezi lexon dhe shkruan me ndihmën e motrave më të mëdha. Në sy mban syze të improvizuara me ngjitëse, familja e tij nuk ka para për ta vizituar dhe për t’i blerë syze të reja. “Më duhen syzë të reja për të lexuar më mirë, për të arritur rezultate më të larta, dua të zbuloj më shumë nga lëndët” thotë Alidioni. Ulet në bankë të parë por edhe atje nuk e shikon mirë dërrasën e zezë. Ngatërron shkronjat, numrat.

Alidioni ka ardhur në Tiranë ku është vizituar tek një okulist. Mjeku specialist konstatoi se djali kishte hipermetropi të lartë. Syzet e reja për djalin u përgatitën me teknologjinë më të fundit gjermane. Tashmë ai ka një shikim shumë më të mirë dhe syze të reja. Syzet e vjetra të improvizuara me ngjitëse u hodhën drejt e në koshin e plehrave. Duket sikur varfëria të prangos në fatin e caktuar.

Motra e madhe e Alidionit, Arsida kërkon një bursë studimi të studiojë në shkollë të lartë kur të përfundojë gjimnazin. Nga pamundësi ekonomike as librat e shkollës nuk i blen dot. Një ëndërr që pritet në mes duket historia e Arsidës. Kur ishte në vit të dytë mes lutjeve të lutjes i kërkonte babait ti blinte të paktën një libër të ri.

https://www.youtube.com/watch?v=mFiX0_RYjfE

Burimi / http://www.balkanweb.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com