Mirëqenie

April 28, 2018 | 10:00

Vetitë kuruese të çajit jeshil…

Çaji jeshil, një përbërës natyral, që është bërë mjaft popullor vitet e fundit për shkak të vetive të tij dobësuese, po përdoret gjithmonë e më shumë.

Por përveç dobësimit përdoret dhe për kurimin e disa sëmundjeve, pasi është i pasur me antioksidantë, antiinflamatore dhe diuretik, që ndihmojnë organet sekretore të largojnë toksinat.

Parandalon sëmundjet kardiake
Antioksidantët e tij parandalojnë akumulimin e kolesterolit të keq në arterie, e për pasojë parandalojnë formimin e pllakave. Pastrojnë qarkullimin e gjakut, dhe lehtësojnë rregullimin e lipideve në të gjithë trupin. Reduktojnë riskun e tensionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve kronike të zemrës.

Lufton mbipeshën
Katekinat e saj veprojnë mjaft mirë në metabolizëm, duke përmirësuar aftësinë e djegies së kalorive. Ka fuqi të lartë ngopjeje, duke ndaluar të hani më shumë se sa duhet. Vetitë detoksifikuese ndihmojnë në heqjen e toksinave nga gjaku.

Parandalon plakjen e parakohshme
Duke qenë një pije plot me antioksidantë, vitamina dhe kripëra minerale, çaji jeshil konsiderohet një nga aleatët më të mirë për të reduktuar plakjen e parakohshme të qelizave.

Kjo nuk do të thotë që shmang formimin e rrudhave dhe shenjave të moshës, por edhe mbron organet nga sëmundjet tipike të plakjes. Flavonoidët dhe vitamina E ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave dhe reduktojnë nivelin e stresit oksidativ.

Burimi / http://top-channel.tv

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top