Mirëqenie

March 12, 2018 | 12:46

Kura natyrale për shërimin e akneve

Produktet ushqimore si bulmeti që përmban hormone sintetike që kontribuojnë në prodhimin e hormoneve të tepërta në trup, soja që mund të çekuilibrojë hormonet, gluteni që shkakton inflamacion në zorrë dhe mund të prishë nivelin e hormoneve janë disa nga shkaqet e akneve.

Këto puçrra tipike për moshën e adoleshencës, mund të shfaqen në çdo periudhë. Ekzistojnë një sërë faktorësh që ndikojnë në shëndetin e lëkurës, ashtu si dhe një numër të pafund kurash për këtë shqetësim.

Edhe pse në treg ofrohet një numër shumë i madh produktesh, pjesa më e mirë janë të përbëra nga kimikatet ose janë vërtet të kushtueshme. Për fat të mire, ekzistojnë dhe mundësi më ekonomike dhe krejtësisht natyrale të cilat na sigurojnë të njëjtin efekt. Maska e mëposhtme kuron aknet dhe pastron lëkurën brenda pak javëve. Përbërësit e mëposhtëm kanë veti antibakteriale dhe antiseptike që parandalojnë zhvillimin e mëtejshëm të baktereve përgjegjëse për krijimin e akneve.

Përbërësit:

Sodë buke, uthull molle, mjaltë

Përgatitja:

Përzieni një lugë çaji uthull molle me dy lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji sodë buke. Pasi të keni përftuar një masë kremoze, lyeni fytyrën me të dhe lëreni për 10 minuta. Më pas shpëlajeni normalisht dhe aplikoni kremin hidratues.

Burimi / http://www.gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top