Gurët e tëmthit janë depozita të ngurtësuara që formohen nga lëngu i tretjes i quajtur bila e pranishme brenda fshikëzës së tëmthit, një organ i vogël në formë dardhe që ndodhet pas mëlçisë në anën e djathtë të barkut tuaj.
Bila prodhohet nga mëlçia, por ruhet në fshikëz e tëmthit dhe lirohet në zorrën e vogël. Lëngu biliar ndihmon në tretjen e yndyrave të ushqimit. Në këtë kohë fshikëza bën kontraksione, të cilat shtyjnë bilën (lëngun e tëmthit) në një tub të quajtur duktusi biliar i përbashkët, prej të cilit bila kalon në zorrën e hollë duke ndihmuar në tretjen e ushqimeve.
Bila përmban ujë, kolesterol, yndyra, kripëra biliare, proteina dhe bilirubine. Kripërat biliare shpërbëjnë yndyrnat, ndërsa bilirubina i jep feçeve (jashtëqitjes) ngjyrën e verdhe. Në qoftë se lëngjet biliare përmbajnë shumë kolesterol, kripëra biliare ose bilirubine, në situata të caktuara formon gurët.
Gurët e tëmthit mund të jenë sa kokrrizat e rërës deri në madhësinë e topit të golfit. Fshikëza e tëmthit mund të formojë një gurë të vetëm të madh, qindra gurë të vegjël, ose çdo kombinim të mundshëm të tyre.
Gurët mund të bllokojnë rrjedhjen normale të bilës (lëngut të tëmthit) në qoftë se ato vendosen në ndonjë nga duktuset, prej nga rrjedh bila nga mëlçia në zorrën e hollë. Faktorët e rrezikut të gurëve të tëmthit mund të jenë: shtatzënia, obeziteti, diabeti, sëmundja e mëlçisë, stili sedentar i jetës, kontraceptivët oralë, dieta me yndyrë të lartë, sindroma e zorrës së irrituar, humbja e peshës (përmes dietës ose kirurgjisë).
Ka disa mënyra natyrore në shtëpi që mund t’i përdorni për të parandaluar dhe trajtuar gurët e tëmthit.
- UTHULLA E MOLLËS
Natyra acide e uthullës të mollës ndalon mëlçinë të prodhojë kolesterol i cili është përgjegjës për formimin e tipit më të zakonshëm të gurëve të tëmthit. Ajo gjithashtu luan një rol kyç në shpërndarjen e gurëve të tëmthit dhe zbutjen e dhimbjes.
– Përzihet 1 lugë gjelle e uthullës të mollës në një gotë me lëng molle. Pini sa herë që keni një sulm të gurëve të tëmthit. Kjo do të lehtësojë ndjeshëm dhimbjen brenda 15 minutash.
Përndryshe, ju mund të shtoni 2 lugë çaji uthull molle dhe 1 lugë çaji me lëng limoni të freskët në një gotë me ujë të ngrohtë.
Piheni atë me stomak bosh në mëngjes. Duke e bërë këtë rregullisht për disa javë mund të shpërndahen gurët e tëmthit dhe të parandalohet dhimbja.
- LËNG LIMONI
Një ilaç tjetër i mirë për parandalimin e gurëve të tëmthit ose kontrollin e sulmeve të gurëve të dhëmbëve është lëngu i limonit.
Limonët janë një burim i mirë i fibrave, vitaminave dhe mineraleve, si vitamina B, kalcium, hekur, magnez, fosfor, kalium, magnez dhe zink.
Limonët janë një burim i pasur i përbërjeve bioaktive, si acid askorbik ose vitaminë C dhe flavonoide, të cilat kanë veti antioksiduese dhe dezinfektuese.
– Një përzierje e vajit të ullirit dhe lëngut të limonit përdoret gjerësisht për nxjerrjen e gurëve të tëmthit.
Pektini në lëng limoni ndihmon në lehtësimin e dhimbjes së tëmthit që vjen si rezultat i gurëve. Vitamina C në lëngun e limonit e bën kolesterolin të tretshëm në ujë, gjë që nxit eliminimin më të shpejtë të produkteve të mbeturinave.
– Pini lëng të freskët të shtrydhur nga 4 limona çdo ditë me stomak bosh. Menjëherë pas kësaj pini një gotë ujë. Vazhdojeni këtë terapi për një javë.
– Përndryshe, mund të pini 4 lugë lëng limoni të përziera në një gotë me ujë të ngrohtë çdo ditë në mëngjes me stomak bosh. Vazhdoni këtë trajtim për disa javë derisa gurët e tëmthit të eliminohen nga trupi.
- MENTE (NENEXHIK)
Mentja ndihmon tretjen duke stimuluar rrjedhjen e lëngut biliar dhe lëngjeve të tjera të tretjes. Përdorimi i nenexhikut për qëllime medicinale daton në qytetërimin e lashtë grek, ku u përdor zakonisht për të ndihmuar tretjen dhe sëmundjet e tëmthit. Mentoli është përbërësi aktiv i vajit të mentes, ndërsa menthone dhe cineol janë përbërës të tjerë aktivë. Plus, ajo ka komponime të quajtur terpenes që mund të shpërndajnë në mënyrë efektive gurët e tëmthit.
Gjithashtu besohet se ndihmon në zbutjen e spazmave dhe lehtësimin e dhimbjeve akute të fshikëzës së tëmthit.
– Vloni një gotë uji. Shtoni 1 lugë çaji me gjethe të thata menteje.
Hiqeni nga nxehtësia, mbuloni dhe e lini të pushojë për 5 minuta. Kullojeni dhe ëmbëlsojeni me pak një mjaltë. Shijojeni çajin ndërsa është ende i ngrohtë, dy herë në ditë për 4-6 javë. Piheni atë mes vakteve për rezultate maksimale.
Shënim: Nëse jeni duke përdorur vajin e mentes, kujdesuni të përdorni vetëm në doza të rekomanduara, pasi doza më e lartë mund të jetë toksike. Vaji i mentes nuk duhet të përdoret nga foshnjat, fëmijët shumë të vegjël, gratë shtatzëna ose ato që ushqejnë fëmijët me gji edhe në doza të rekomanduara.
- LËNG PERIMESH
Kur vuani nga gurët e tëmthit, është e domosdoshme të ulni konsumimin e ushqimeve të skuqura dhe të yndyrshme dhe të ndiqni një dietë të rreptë bazuar në lëngje frutash dhe perimesh për 1 ose 2 javë. Një lëng perimesh i përbërë nga panxhar, kastravec dhe karota është një ilaç i mirë për gurët e tëmthit.
– Panxhari ndihmon pastrimin e mëlçisë dhe forcon fshikëzën e tëmthit.
Përmbajtja e lartë e ujit te kastraveci ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit. Karotat janë të pasura me karotenoide, vitaminë C dhe ushqyes të tjerë që janë të mira për sistemin imunitar. Nxirrni lëngun e një panxhari, një kastraveci dhe katër karotave të mesme. I përziejini ato dhe pini këtë lëng dy herë në ditë. Merreni këtë ilaç për 2 javë dhe do të vini re një përmirësim të madh në gjendjen tuaj.
- LULERADHIQE
Luleradhiqja është një barishte shumë e dobishme për trajtimin e gurëve të tëmthit. Rrënja e luleradhiqes rekomandohet për rivendosjen e funksionit të mëlçisë dhe tëmthit. Gjethet e luleradhiqes janë një burim i pasur i vitaminës A12. Është gjithashtu një laksativ i butë dhe ndihmon tretjen.
Përdoret në mjekësinë tradicionale për trajtimin e verdhëzës, pagjumësisë, sëmundjeve të lëkurës dhe kapsllëkut. Ajo përmban një përbërje të njohur si taraxacin që ndihmon në sekretim biliar nga mëlçia. Kjo gjithashtu ndihmon në detoksifikimin dhe metabolizimin e yndyrës së akumuluar në mëlçi. Kur mëlçia fillon të funksionojë siç duhet, ndihmon funksionimin e fshikëzës së tëmthit.
– Futni 1 lugë çaji rrënjë të thata luleradhiqe në një filxhan. Derdhni ujë të nxehtë në filxhan, mbulojeni dhe lëreni të pushojë për 10 minuta. E kulloni dhe shtoni mjaltë për shije. Piheni këtë çaj 2 ose 3 herë në ditë për 1 ose 2 javë. Gjithashtu, mund të hani gjethet e buta të luleradhiqeve duke i shtuar ato në sallatë ose duke i gatuar.
Shënim: Ata që janë diabetikë duhet të shmangin luleradhiqen.
- GJEMBAÇI I QUMËSHTIT
Gjembaçi i qumështit (gjembgomari) është një tjetër shërues i mirë për gurët e tëmthit. Gjembaçi i qumështit u rekomandua nga herbalisti i famshëm anglez Culpepper për pastrimin e mëlçisë, shpretkës dhe trajtimin e sëmundjeve të verdhëzës dhe gurët e tëmthit. Aktualisht thuhet se ka përfitime të panumërta shëndetësore në mëlçi, duke përfshirë cirrozën e mëlçisë, helmimin e mëlçisë, mëlçinë yndyrore alkoolike, hepatitin alkoolik dhe hepatitin viral.
Gjembaçi i qumështit përmban një substancë të hidhur e cila është një përzierje e flavonoidëve të ndryshëm të quajtur silymarin. Silymarin është e përbërë nga substance bioactive silybin, silychristin dhe silidianin të cilat veprojnë si antioksidantë dhe ndihmojnë në riparimin e mëlçisë.
Silymarin ka shumë përfitime medicinale, duke përfshirë qetësimin dhe stimulimin e tëmthit. Gjembaçi i qumështit gjithashtu ndihmon në qetësimin e fshikëz së tëmthit.
– Bluani 1 lugë gjelle fara të të gjëmbaçit të qumështit në një mulli kafeje ose shtypini ato në një havan shtypës. Vendosni farat e grimcuar në 3 gota ujë dhe i lini të vlojnë. Fikni nxehtësinë, pastaj e lini të pushojë për 20 minuta. E kulloni, shtoni pak mjaltë për shije dhe pini 2 ose 3 gota në ditë për 1 javë.
– Ju gjithashtu mund të merrni këtë barishte në formë shtesash. Për dozimin e duhur, konsultohuni me mjekun tuaj.
Zakonisht, sugjerohet që të merrni 420 mg ekstrakt të gjëmbaçit të qumështit në ditë në 3 doza të ndara. Nëse ekstrakti përmban fosfatidilkolin, atëherë dozimi standard është 100-200 mg, 2 ose 3 herë në ditë.
Shënim: Gjemba e qumështit konsiderohet relativisht e sigurt për t’u përdorur kur merret gojarisht në doza të rekomanduara. Ka shumë pak efekte anësore si të përziera, diarre, dispepsi, gazra të zorrëve dhe humbja e oreksit. Gratë shtatzëna, nënat që ushqejnë fëmijë me gji, diabetikët dhe ata që marrin ilaçe duhet të konsultohen me mjekun e tyre para se të marrë këtë barishte.
- VAJ RICINI
Vaji i ricinit ka shumë veti mjekësore dhe shëruese që mund të ndihmojnë në minimizimin dhe zvogëlimin e numrit të gurëve të tëmthit. Vetitë e tij anti-inflamatore ndihmojnë në neutralizimin e inflamacionit, ënjtjes së brendshme dhe zvogëlimin e dhimbjes. Vaji i ricinit vepron si një agjent i lagësht që ndihmon në tretjen e gurëve të tëmthit.
Ngrohni 1 filxhan vaj ricini të pastër në një tigan. Zhytni një napë pambuku në vajin e ngrohtë dhe shtrydhni vajin e tepërt. Vendosni napën e lagësht mbi anën e djathtë të stomakut ku gjendet fshikëza e tëmthit. Mbuloni napën me një qese plastike. Vendosni mbi të një shishe me ujë të ngrohtë për 30 deri në 60 minuta. Ndiqni këtë trajtim të paktën 3 herë në javë derisa të përmirësoheni totalisht.
- DARDHA
Dardhat gjithashtu mund të sigurojnë lehtësim nga dhimbja e gurëve të tëmthit dhe simptoma të tjera. Fruti i dardhës është i pasur me sheqer, vitamina, minerale, polifenole, aminoacide etj.
Arbutin, acidi klorogjenik, katecin, quercetin dhe triterpenes janë përbërësit kryesorë bioaktive të dardhës dhe janë gjithashtu të pranishme në lëkurën e saj. Fenolet te dardha kanë veti të forta antioksiduese.
Triterpenes pranishëm janë përgjegjës për vetitë e saj anti-inflamatore të cilat ndihmojnë për të luftuar inflamacion e fshikëzës së tëmthit. Pektini i pranishëm te dardha ndihmon në zbutjen e gurëve të tëmthit të mbushur me kolesterol, duke bërë të mundur që të rrjedhin me lehtësi nga trupi juaj.
– Përzieni gjysmë gote me lëng dardhe me gjysmë gote ujë të nxehtë. Futni në të dhe 2 lugë mjaltë. Piheni këtë lëng 3 herë në ditë për 2 javë.
Përndryshe, qëroni lëkurën dhe hiqni farat nga disa dardha. Pritini ato në copa të vogla dhe i gatuani me ujë për rreth 20 minuta. Hani një tas të vogël me dardha të ngrohta të gatuara dy herë në ditë për 2 javë.
Burimi / supershendeti.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.