Mirëqenie

November 13, 2018 | 12:25

Kurat popullore për trajtimin e sëmundjeve sezonale

Ardhja e vjeshtës dhe rënia e temperaturës ka sjellë me vete edhe ftohjet e para dhe simptomat e para të gripit. Edhe pse këto nuk janë sëmundje të vërteta, këto sëmundje sezoni mund të krijojnë siklet dhe të heqin energjinë dhe humorin e mirë, duke na detyruar të ndryshojmë aktivitetet tona.

Le të zbulojmë se cilat janë kurat popullore që natyra na vë në dispozicion për të lehtësuar simptomat e bezdisshme dhe pa përdorur menjëherë ilaçe.

Kundër dhimbjes së fytit – Bletët na japin një nga dezinfektantët dhe antibakterialët më të efektshëm që natyra mund të ofrojë: propolisin. Kjo substancë ka provuar fuqinë antiseptike, sidomos në zgavrën e gojës: në të njëjtën kohë vepron si një mjet anestezik, lehtëson sikletin dhe nxit gjithë sistemin imunitar. Zakonisht merret së bashku me pak mjaltë, për shkak të shijes jo të këndshme.

Roli i vitaminës C – Funksioni i saj kryesor është stimulimi i sistemit imunitar, me një përmirësim në aftësinë e trupit tonë për ta mbrojtur veten nga sëmundjet. Vitamina C nuk është prodhohet nga trupi jonë dhe prandaj është e domosdoshme që ta marrim me ushqim: kivi, agrume dhe, në mesin e perimeve, lakër, lulelakër, speca, brokoli dhe rukola.

Xhenxhefili – Një pjesë e vogël e xhenxhefilit të freskët dhe i copëtuar, i përzier me pak lëng limoni dhe i konsumuar esëll në mëngjes, është një aleat i shkëlqyer në parandalimin e ftohjes. Në rast të kundërt, mund të përgatitni një çaj bimor duke vluar një litër ujë dhe duke i shtuar gjashtë lugë xhenxhefil të freskët të grirë, pak lëng limoni dhe një majë luge kanellë. Pirja e çajit bimor, por edhe thithja e avujve të saj ndihmon në lehtësimin e mbingarkesës së hundës dhe zvogëlimin e inflamacionit të mukozave. Xhenxhefil i kombinuar me mjaltë gjithashtu mund të jetë i dobishëm për të përgatitur një shurup të bërë vetë: mjafton të vloni dy lugë çaji me xhenxhefil të copëtuar dhe 100 gram mjaltë. Vlojeni për rreth 30 minuta, derisa përzierja të jetë e trashë dhe të ketë konsistencën e shurupit.

Sherebela – Një tjetër ilaç natyral kundër ftohjes dhe dhimbjes së fytit ofrohet nga sherbela, që përdoret për të përgatitur një infuzion të dobishëm (tre gjethe në një gotë me ujë të valuar me një lugë çaji mjaltë), e cila është gjithashtu e mirë përmes thithjes së avujve balsamik.

Avujt e ujit të valuar – Është një kurë shumë e lashtë, por me efektivitet të provuar. Thithja e avujve të ujit të valuar në të cilën kemi hedhur një lugë sodë buke ndihmon shumë për të liruar bllokimet e hundës dhe për të qetësuar kollën. Për të kuruar dhimbjen e fytit ju mund të shtoni edhe disa pika vaj esencial të livandos ose eukalipt.

Echinacea – Kjo lule e bukur ka veti të shumta, duke përfshirë  stimulimin e sistemit imunitar dhe ndihmën për mirëqenien e traktit respirator. Mënyra më e mirë për ta marrë atë është në formën e pikave, si një masë parandaluese para se të shfaqni simptomat e para, që është (30 pika në ditë, ose siç rekomandohet nga mjeku juaj). Nëse i ftohti tashmë ju ka kapur, dozimi rritet në 4 ml 3 herë në ditë.

Zakonet e mira – Mënyra e jetesës bëhet më e rëndësishme se kurrë. Le të kujtojmë që të lani duart shpesh dhe gjithmonë duke përdorur sapun; të kujdeseni për ushqimin, të flini mjaftueshëm, të kujdeseni për cilësinë e ajrit, të kontrolloni vendin që të mos ketë lagështi. Nëse kemi mundësi, le të kemi një sauna të thatë ose të lagësht: nxehtësia dhe avulli kanë një efekt të shkëlqyeshëm në trup dhe pakësojnë simptomat, veçanërisht kongjestionin e hundës.

 

Burimi / http://gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top