Nga Focus / Përktheu Adela Kolea
Termi “Dollar” vjen nga gjermanishtja “Thaler”, italisht “Tallero”, emërtim ky, i një monedhe argjendi të hedhur në qarkullim që në ‘500-ën në disa shtete gjermanofone dhe shekuj më pas, i aplikuar nga shumë princa në Evropë. Termi “dollar” ka lindur në territorin e Republikës Çeke të sotme, prej një miniere argjendi të ndodhur aty…
Nga ana e vet, termi “Thaler” është shkurtim i termit tjetër “Joachimsthaler”, emër i një miniere argjendi pra, në Bohemi, pranë qytetit homonim, Joachimsthaler, republika çeke e sotme, në të cilën, princërit Schlick – pronarët – në 1519-ën nxirrnin argjendin për të prodhuar monedhat përkatëse.
Që në gjysmën e dytë të shek. XIX, në Angli, termi nga “thaler”, nisi me emërtimin “dollar.”
“Tallero” – “Thaler” ka qenë edhe monedha zyrtare e Slovenisë, deri me nisjen e përdorimit të euros më 2007 nga slovenët.
Kur në 1785-ën, Kongresi Amerikan do të vendoste emërtimin e valutës amerikane, zgjodhi pikërisht emërtimin e vjetër, “Dollar”.
Përsa i përket simbolit, “$” ka disa hipoteza:
Fillimisht mendohet se qe ish-presidenti amerikan, Thomas Jefferson shpikësi i tij, duke shënuar monogramin e germave nistore të emrit të tij TSJ, të stilizuar.
Të tjerë i qëndrojnë hipotezës se simboli i dollarit përmban mbivendosjen e germave “U” dhe “S” të United States.
Në vijim e sipër në kohë, germa “U”, ose për injorancë, ose për për gabim transkriptimi u thjeshtëzua në dy vija paralele, “II”
Ekziston dhe një hipotezë, lidhur me spanjollët.
Simboli mbi “pesos” (monedhat spanjolle), përhapur edhe nëpër kolonitë, ngjasonte shumë me simbolin e sotëm modern të dollarit.
Aktualisht sot, për ta shpejtuar shkrimin, “$” shkruhet jo me dy vija por, me një vijë të vetme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.